Futboll Kupa e Shqipërisë Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi-Teuta, 10 minuta nga fundi. Ndreu nxjerr heroin Rexhinaldon nga fusha

Kukësi dhe Teuta luajnë ndeshjen e fundit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Me takimin e parë të përfunduar në barazim 2-2 në qytetin e Durrësit, janë verilindorët që kanë një avantazh nga goli në fushë kundërshtare, por asgjë nuk është e mbyllur.

Në sfidën e “Elbasan Arenës”, trajneri Ndreu e nis me Rexhinaldon e Shkurtajn në sulm nga minuta e parë, ndërkohë që Shkëmbi i beson nga minuta e parë Avdylit e Gashit, ndërkohë që para mbrojtjes gjendet Osmani, me Arapin e Bicajn në qendrën e mbrojtjes.

LIVE | Kukësi-Teuta 1-0 (2-2)

GOL: Rexhinaldo 61′ / 

 

KOMENTI LIVE

79’ Lë fushën e lojës Rexhinaldo. Në vendin e tij, Eduard Rroca.

78’ Vecaj harkon një top në zonën e Kukësit. Është Kamara që provon me kokë, por topi pa probleme për Frashërin.

71’ Zëvendësime tek të dyja ekipet. Osmani i lë vendin Vecajt tek Teuta. Ndërkohë, Ndreu nxjerr Ramën, dhe në vendin e tij Maliqi.

70’ Kamara provon të godasë nga krahu i majtë, por mbi portën e Frashërit.

65’ Momente ndërprerje të ndeshjes, pasi Rexhinaldos i vihet në ndihmë, pas një përplasje.

63’ Lë fushën e lojës Kallaku. Në vendin e tij, Kamara.

61’ GOOOOOOL KUKËSI 1-0/ Aksion nga e djathta e Kukësit, topi futet nga Kordeiro në zonë, dhe Rexhinaldo godet duke gjetur fundin e rrjetës.

49’ Rama merr fundoren nga e majta, por bllokohet dhe nuk mund të asistojë për shokët e tij.

48’ Krosim për Bushicc nga e majta, por devijimi i lehtë për Frashërin.

46’ Nis pjesa e dytë në Elbasan. Ekipet në fushë ashtu siç mbyllën 45 minutat e para.

Related posts

RIKTHIMI I CR7 NË “OLD TRAFFORD”/ Forlan “vë bast”: Ronaldo do ta kthejë në majë Manchester United

Delo.autor

Florentino Perez: 2017 ka qenë viti më i mirë i historisë 116-vjeçare të Real Madrid

Sadik.Autor

“Kupa e Botës 2010 ishte aq e mërzitshme saqë pashë DVD-në e dasmës së Rooney-t nga fillimi deri në fund”

Sadik.Autor

Leave a Comment