Futboll Seria A Sport

VAZHDOJNË POLEMIKAT JUVENTUS-MILAN/ Ish-drejtuesi i Zonjës së vjetër: Pati një peshë thelbësore në…

Tashmë është në pension të detyruar, sepse është dënuar nga drejtësia sportive në Itali dhe nuk lejohet të punojë në botën e futbollit, por Luciano Moggi është gjithnjë aktiv dhe nëpërmjet faqeve të gazetës Libero jep mendimet e tij në lidhje me ngjarjet më të rëndësishme në futbollin italian.

Ish-drejtuesi i Juventusit ka komentuar sfidën mes Juventusit e Milanit javën e shkuar, fituar 2-1 nga bardhezinjtë, mes polemikave në lidhje me gjykimin.

“Fiton sërish Juve ndaj Milanit në Allianz. Kuqezinjtë nuk arrijnë të marrin pikë në këtë stadium, edhe kur e meritojnë. Gattuso e luajti sfidën pa frikë, Milani u tregua i zoti për 60 minuta, pastaj ra ndjeshëm. Është një klasike e kësaj skuadre, frenon sapo sheh finishin, krejt e kundërta ndodh me Juven. Mjaftoi futja e Pjanic për të diktuar ritmin e lojës dhe Moise Kean bëri pjesën tjetër.

“Më duket se kuqezinjtë nuk janë mirë fizikisht, nuk i përballojnë dot 90 minuta me ritëm të lartë. Stoli bardhezi pati një peshë thelbësore në rezultatin e takimit. Edhe gabimi i arbitrit Fabbri, i cili nuk i dha një penallti Milanit, për faullin me dorë nga Alex Sandro. Fabbri nuk ndryshoi mendim, as pas konsultimit me VAR dhe këshillës për të dhënë penallti. Po atëherë, për çfarë shërben VAR?

“Tani Juve mendon vetëm për Champions, ndërsa Milani duhet të kuptojë arsyen e hapave pas në ndeshjet e fundit, sepse një pikë në 4 ndeshje është një rënie e frikshme krahasuar me ecurinë e 9 ndeshjeve paraardhëse”.

Related posts

I VËRSULET TALENTIT TË REAL MADRID/ Pique: Je i çmendur apo çfarë…?! (FOTO)

Delo.autor

GATI PËR ARSENALIN/ Ylli i “Topçinjëve” është rikthyer në stërvitje të plota, pritet që…

Isa.Autor

“El Clasico”/ Barcelona 2:2 Real Madrid, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

Leave a Comment