Futboll

Fotot e veçanta, Buffon dhe talenti shqiptar së bashku

Gentian Selmani ndodhet ende në Itali, për shkak të një dëmtimi në kofshë që e ka bërë që portieri i kurbinasve të humbiste dy ndeshjet e Shqipërisë U21 me Sllovakinë, si dhe tanimë me Laçin me shumë mundësi veç takimeve me Teutën  dhe Kukësin në Kupë do të mungojë edhe në sfidën hapëse të fazës së katërt në shtëpi me Partizanit. Momentalisht Selmani është në duart e mjekëve të Juventusit në J Medical, ku do të qëndrojë edhe për disa ditë.

Portieri 20-vjeçar nuk e ka humbur mundësinë të vizitojë edhe muzeun e bardhezinjve dhe fotot me Buffon janë të pashmangshme. Në faqen e Laçit në “Instagram” janë publikuar dy foto të veçanta, ku shfaqet Selmani dhe Buffon, jo fizikisht ky i fundit. Sigurisht që portieri i kurbinasve do dëshironte shumë që të ecte në gjurmën e legjendës italiane të portës dhe nisja nuk është e keqe.

Selmani është portieri i Shpresave dhe te Laçi mban shiritin e kapitenit, edhe pse nuk ka shumë që ka mbushur 20 vjeç. Debutimin e ka në moshë shumë të vogël, madje ka arritur të kontribuojë në fitimin e Superkupës së Shqipërisë në takimin e parë me fanellën bardhezi veshur. Tani portieri pritet që të rikuperohet dhe të jetë gati për pjesën e mbetur të kampionatit dhe pritet që deri në fund kurbinasit të synojnë renditjen në tre vendet e para në klasifikim dhe të fitojnë Kupën e Shqipërisë.

Në këtë kompeticion më 5 prill luajnë gjysmëfinalen e parë me Kukësin në shtëpi. Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani është në pozita të mira edhe në kampionat, teksa për momentin renditen në vendin e tretë dhe deri në fund do tentohet të ruhet ky pozicion. Në fakt pritet që kampionati të jetë shumë i luftuar dhe vetëm në javët e fundit do shihet se kush nga ekipet do të mund të marrë pjesë në Kupat e Europës. /EDS/

Related posts

“VALVERDE ËSHTË SPIUN I IRANIT, SHPËTONI PLANETIN”/ Komenti epik i tifozit të Barcelonës drejtuar presidentit Trump (FOTO)

Delo.autor

“TOPI I ARTË” PO AFRON/ Kampionët kërkojnë të “rrëzojnë” RONALDON nga “FRONI”

Isa.Autor

“KA QENË NJË SEZON I ÇUDITSHËM”/ Ish-lojtari i Barcelonës: Vendim i drejtë anulimi i “Topit të Artë”, mund ta kishte fituar….

Delo.autor

Leave a Comment