Futboll Sport

Solskjaer: U përpoqëm por u mposhtëm nga skuadra më e mirë

Ole Gunnar Solskjaer ka parë reagimin e duhur nga skuadra e tij, por thekson se diferenca e kualitetit mes dy skuadrave ishte e dukshme pas humbjes 2-0 të Man United ndaj Man City-t.

“Në fund, u mposhtëm nga skuadra më e mirë. Patëm një reagim nga tifozët dhe lojtarët, ishte pozitive. Bëmë përpjekje, por nuk e rrezikuam portën shumë shpesh. Nuk mungoi përpjekja…”.

“Natyrisht që pati dallim në cilësi dhe kjo është arsyeja pse ata janë në krye të Premier Leagues… Nuk mund të jemi të kënaqur me këtë”.

“Sot nuk mund të thoni se ndonjëri nga lojtarët nuk vrapoi. Mund ta kuptonit se pati tentativa dhe përqendrim. Nuk ka dyshim se janë të zhgënjyer me rezultatin”, ka thënë Solskjaer pas ndeshjes.

“Sot kemi vrapuar, u duk që kishim një qëllim dhe ishim të fokusuar. De Gea bëri disa pritje të mrekullueshme sot. Në kohë të tilla, duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të vazhdojmë të punojmë. Rezultati ishte zhgënjyer por të shtunën duhet të luftojmë si sot”, përfundoi ai.

Related posts

SHKODRAN MUSTAFI VENDOSI TË QENDROJË/ Emery e ka një koment për këtë, ja reagimi i tij

Delo.autor

Arsenal interesohet për Radja Nainggolan

Sadik.Autor

West Ham kërkon sulmues, Pellegrini piketon Kostas Mitroglou

Isa.Autor

Leave a Comment