Futboll Premier League Sport

YLLI I EKIPIT TË GUARDIOLËS TËRBON TIFOZËT E TË “KUQVE”/ Ilkay Gundogan: Kanë pasur shumë fat në…

Liverpool vazhdon të mbajë nën presion konstant Manchester City-n, me shpresën se The Citizens do të bëjnë një gabim dhe do të hapin rrugë, por e vërteta është se skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka qenë në formë shumë më të mirë në muajt e fundit dhe Liverpool ka shpërdoruar shumë raste për të fituar titullin para kohe.

Për këtë arsye, mesfushori i Cityt Ilkay Gundogan, duke folur Fanatik në Turqi, provokon me deklaratën e tij: Liverpool e do titullin me çdo kusht, në mënyrë të dëshpëruar. Ata e duan titullin më shumë se Champions League. Megjithatë, gjithçka është në duart tona, mendoj se kemi luajtur futboll më të mirë.

“Ne ishim 7 pikë pas dhe i parakaluam. Tani kemi një ndeshje më pak dhe nëse e fitojmë, kalojmë sërish në krye. Nuk duhet ta harrojmë këtë.

Mendoj se Liverpool ka pasur shumë fat në dy muajt e fundit, duke shënuar shpesh në fundin e ndeshjeve. Gjithsesi, kemi 6 ndeshje deri në fund, nëse i fitojmë kemi kampionë, kjo ka rëndësi”.

Natyrisht, kjo deklaratë ka tërbuar tifozët e Liverpool, të cilët kanë përdorur rrjetet sociale për të sulmuar dhe ironizuar me Gundogan, duke i kujtuar gabimet e arbitrave pro Cityt, apo edhe faktin që në Champions League Liverpool e ka mposhtur City-n dhe parashikojnë që të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Tottenham.

Related posts

Yerry Mina i habit të gjithë gjatë prezantimit në “Camp Nou”, bën atë që se kishte bërë askush (FOTO)

Q.Autor

“E ADHUROJ KYLIAN, POR…”/ Ja si Mbappe tallet me portierin e Metz që “shpërthen” duke e ndjekur (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Simone Inzaghi, trajneri i ri i Interit. Ja detajet e kontratës…

Delo.autor

Leave a Comment