Champions League Futboll Sport

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS NDAJ AJAXIT/ Ja ylli që nuk do jetë gati për çerekfinalen

Pas humbjes në Serie A kundër SPAL, me festën e titullit që shtyhet në kohë, Juventusi kthehet për t’u përqëndruar tërësisht në Ligën e Kampionëve. Të martën mbrëma, Ajax do të jetë mysafir në stadiumin “Allianz”, por Allegri nuk ka marrë lajme të mira gjatë dy ditëve të fundit.

Në referencë nuk është aq shumë humbja ndaj SPAL, por gjendja fizike e disa lojtarëve. Në veçanti e njërit prej tyre, Giorgio Chiellini, i cili nuk duket gati për çerekfinalen e kthimit me holandezët. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, shanset për ta parë Giorgio Chiellini në fushë nesër, kundër Ajax-it, janë praktikisht zero.

Kapiteni bardhezi nuk pritet të jetë pjesë e skuadrës për këtë ballafaqim të rëndësishëm, madje mund ta humbasë edhe ndeshjen e ardhshme të Serie A, kundër Fiorentinës. Problemi i dëmtimit nuk i ka kaluar akoma dhe, duke qenë pika e tij e dobët, Allegri nuk dëshiron të marrë përsipër rreziqe me kapitenin.

Do t’i besohet sërish Ruganit vendi në qendër të mbrojtjes, në krah të Bonucci, edhe pse ish-lojtari i Empolit ka një shqetësim në kofshë. Sidoqoftë, i duhet të luajë edhe duke shtrënguar dhëmbët. Ka optimizëm lidhur me Douglas Costa, ende duke luftuar me një dëmtim, ndërsa Emre Can e ka kaluar problemin e kyçit të këmbës.

Ndërkohë, Massimiliano Allegri po mendon një zgjedhje të papritur: sulmuesin e tretë për të martën në mbrëmje. Për momentin, vetëm Ronaldo dhe Bernardeschi e kanë një vend të sigurt në “trident”-in ofensiv. Për sulmuesin e tretë është në shqyrtim Moise Kean, që mund të fitojë balotazhin me Mandzukic dhe Dybala.

Related posts

BARÇA DHE JUVE E PRESIN/ ISCON nuk e mbajnë NERVAT me TIFOZËT: Çfarë D……?

Isa.Autor

MILAN-JUVENTUS/ Dueli i “San Siros”, Diferencën e bëjnë portierët. Ja nga anon përballja…

Delo.autor

Barça-Valencia, katalanasit luajnë për rekordin 38-vjeçar

Sadik.Autor

Leave a Comment