Futboll Ligue 1 Sport

YLLI KA SHKRUAR HISTORINË E KLUBIT/ PSG vendos të nxjerr në shitje sulmuesin 32-vjeçar…

Sipas të përditshmes franceze “El Parisien”, skuadra e Paris Saint Germain ka vendosur të nxjerrë në shitje sulmuesin uruguaian Edinson Cavani. Sulmuesi 32-vjeçar ndodhet te skuadra kampione e Francës që prej vitit 2013, duke qenë golashënuesi më i mirë i historisë së këtij klubi (133 gola në 181 ndeshje).

Kontrata e Cavani me PSG skadon në verën e vitit 2020, por skuadra pariziene ka të tjera plane, ndaj ka vendosur të mos e rinovojë kontratën. Klubi synon të arkëtojë të paktën 40 milionë euro nga shitja e sulmuesit, të cilat më pas do t’i shpenzojë në blerjen e një kampioni tjetër.

Disa herë është përfolur se Napoli synon të rikthejë Cavani në ekip (trajneri Ancelotti e njeh, pasi e ka stërvitur më parë), por shuma prej 40 milionë eurosh mund të pengojë këtë blerje. Gjithsesi, për Cavani është interesuar edhe Atletico Madrid, që kërkon një zëvendësues në rast se largohet Diego Costa.

Related posts

E BUJSHME/ “Kante do të largohet nga Chelsea vetëm për këto dy klube”

Isa.Autor

Nejmar iku prej hijes së Messit, por tani vuan nga Mbappe

Isa.Autor

DËMTIMI I SULMUESIT ARGJENTINAS/ Guardiola: Aguero rrezikonte të mungonte një muaj, po ta bënte këtë…

Isa.Autor

Leave a Comment