Futboll Seria A Sport

ELIMINIMI I JUVENTUSIT NGA CHAMPIONS/ Zbulohet e ardhmja e Ronaldos tek…

E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Juventus është kthyer çuditërisht në një temë të nxehtë, pas eliminimit të Zonjës së Vjetër nga Liga e Kampionëve nga skuadra e Ajax.

Juventus nuk ka arritur të zë një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke u mundur nga Ajax 1:2 në Torino.

Eliminimi nga kjo garë, ka bërë që në media të ngrihen dyshime për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, që te Juventus u transferua vetëm një vit më parë nga Real Madrid.

Gazetari portugez, Claudia Garica, i afërt me Jorge Mendes, i cili ka në menaxhim Cristiano Ronaldon, ka thënë se 34 vjeçari do të mbetet te Juventus.

‘Nuk po i kuptoj këto thashetheme’, ka thënë fillimisht Garcia për ‘Calcio dhe Mercato’ në ‘Rai Sport’.

‘Unë nuk përjashtoj një ndryshim, por nga ajo që di unë, ai është i lumtur te Juventus dhe do të qëndrojë më gjatë se sa pritej’.

Related posts

E ÇUDITSHME NË UELLS-SHQIPËRI/ Mos e humbisni, ja momenti kur Edi Reja rrëzohet gjatë ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

ÇMENDURIA E DJALOSHIT/ Bëri 800 km për t’i marrë fanellën futbollistit idhull

Isa.Autor

SARRI “IMITON” PASARDHËSIN E TIJ/ Chelsea synon të prishë kontratën e “PËRJETSHME”, Lideri i Juves drejt…

Isa.Autor

Leave a Comment