Futboll Premier League Sport

ZBULON MARRËDHËNIEN E TIJ ME ISH-TRAJNERIN MOURINHO/ De Bruyne: Me atë kam folur vetëm…

Mesfushori belg Kevin De Bruyne thotë se ka folur me ish-trajnerin e tij Jose Mourinho dy herë gjatë periudhës së tij te Chelsea.

De Bruyne, tashmë te Manchester City, bëri vetëm tre paraqitje në dy vite te Chelsea, duke kaluar një vit i huazuar te Werder Bremen.

Ai u transferua te Wolfsburg në janarin e 2014 përpara se të shkonte te City në vitin 2015.

“Kishte kaq shumë thashetheme për marrëdhënien time me Jose Mourinho-n,” shprehet  De Bruyne për Players Tribute.

“Megjithatë, e vërteta është se me të kam folur vetëm dy herë. Plani për mua ka qenë gjithmonë të huazohesha diku.”

De Bruyne shkëlqeu në Bundesliga dhe në fund të sezonit, ai mori një mesazh nga Mourinho: “Ti do të qëndrosh te City. Dua të jesh pjesë e skuadrës.”

Megjithatë, ai luajti vetëm tre ndeshje gjatë fazës së parë të sezonit 2013-14 dhe Mourinho e thirri në zyrën e tij në dhjetor duke i treguar statistikat e tij në krahasim me lojtarët e tjerë.

“Jose po priste që unë të thosha diçka dhe unë i thashë se disa lojtarë kanë luajtur më shumë se unë. Ishte e çuditshme, por unë u tregova i sinqertë dhe kërkova largimin nga Chelsea.

Muajin e ardhshëm ai shkoi te Wolfsburg për 20 milionë euro.

Related posts

SHQIPËRIA U-19/ Përgatitjet në prag të eliminatoreve të Kampionatit Europian, zyrtarizohen dy miqësoret në muajin qershor

F.autor

Marotta: Pjaca mund të huazohet në Schalke

Q.Autor

Rrëfehet Paolo Maldini: Ja përse u riktheva tek Milani, dëshiroj të fitojë…

Isa.Autor

Leave a Comment