Champions League Futboll Sport

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Valverde trembet: Ata kan diçka speciale në…

Barcelona pret në “Camp Nou” Manchester United për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League, teksa ndeshja e parë në Angli përfundoi 1-0 për skuadrën spanjolle.

Për këtë sfidë foli para medieve trajneri Ernesto Valverde, ku preku këto pika kryesore:

Do sulmojë United? – Nuk e di si do të veprojnë ato, por ne kemi të dhëna se në katër ndeshje që kanë luajtur jashtë kanë fituar tre. Duhet të jemi vigjilent, çdo skuadër mund të ketë fatin e vet në stilin e vet.

Rezultati i ndeshjes së parë – Kemi shënuar një gol jashtë fushe, por kjo nuk është përfundimtare, ne do të përpiqemi të shënojmë, gjithmonë do të mbetemi në stilin tonë. Nuk do të mendojmë se jemi në avantazh, do të ishte absurde“.

Dembele – Ka gjasë që të luajë titullar. Ndeshjen e kaluar luajti për 60 minuta, ashtu siç e kishim planifikuar, do të jetë e rëndësishme për ata që fillojnë ndeshjen, por edhe për ata që e mbyllin, sepse United ka diçka speciale në fund të ndeshjeve“.

Frikë nga rivalët? – Ne respektojmë shpirtin e tyre të garës, shpejtësinë dhe fuqinë që kanë disa lojtarë të tyre. I respektojmë si skuadër, për atë që janë dhe për atë që kanë qenë. Ne jemi në dijeni të potencialit të tyre dhe ne në mbylljen e hapësirave duke mos iu lejuar hapësira. Nëse ata kanë hapësirë, ata vrapojnë dhe janë shumë të fortë“.

Messi – Ai është mirë, në formë perfekte. Është në gjendje të mirë dhe gati për nesër”.

Eliminimi nga Roma, a i druheni sërish një ngjarje të tillë? – “Ne jemi të vetëdijshëm që një ndeshje e vështirë na pret ne“.

Related posts

Valencia cinike, përmbys 1-2 Malagan në “Rosaleda”

Q.Autor

FORMULA 1/ Verstappen: Titullin e fitova në pistë, më përgëzuan edhe rivalët e Mercedes

Delo.autor

YLLI ASANI KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Futbollisti i Partizanit ka disa oferta në tavolinë, por e duan në…

Delo.autor

Leave a Comment