Futboll Ligue 1 Sport

ZJARRI NË “NOTRE DAME”/ Klubi i PSG-së bën gjestin e madh, dhuron 500 bileta falas për…

Katedralja e famshme “Notre Dame” në Paris, e cila u dogj gjatë kësaj jave, bëri xhiron e botës me pamjet e tmerrshme, teksa gjendej e mbërthyer nga flakët.

Por, një punë e madhe erdhi edhe nga forcat zjarrfikëse, që me punën e madhe arritën që brenda pak orësh, të vinin në kontroll flakët që ishin përhapur kudo në pjesën e sipërme të katedrales 850-vjeccare.

Teksa të shumtë ishin ata që dhuruan para për restaurimin e kësaj mrekullie të arkitekturës, mes tyre edhe pjesëtarë nga bota e futbollit, është klubi i PSG që ka bërë një gjest të madh.

Siç raportojnë nga Franca, klubi parisien do të ofrojë 500 bileta falas, për zjarrfikësit që arritën të shuanin flakët me punën e tyre heroike. Ata do të ftohen për ndeshjen e kësaj të diele në kampionat ndaj Monakos, në stadiumin “Parc des Princes”, ku me një fitore, PSG do të shpallej zyrtarisht kampione.

Related posts

CHAMPIONS/ Chelsea dhe Valencia ndajnë pikët, Zenith mposht në shtëpi Lyon

Delo.autor

CARABAO CUP/ 10 lojtarë pozitivë me Covid-19, Tottenham kualifikohet pa luajtur. Ja arsyeja…

Delo.autor

Formula E, në pistë do të zbresë legjenda e MotoGP

Sadik.Autor

Leave a Comment