Futboll Kombëtarja Sport

18 VJEÇARI DEBUTOI ME CHIEVON/ Ja cili është talenti shqiptar që po mahnit Italinë (FOTO)

Trajneri i Kievos së rënë nga kategoria, Di Karlo, kundër Spal hodhi në fushën e lojës një tjetër talent të ri. Është mbrojtjësi shqiptar Anxhelo Ndrecka, i cili në shtatorin e ardhshëm bën 18 vjeç dhe ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik italian. Së bashku me Semper, Vignato dhe Grubac, Ndrecka është një nga talentet tek të cilët Kievo shpreson në ringritjen e shpejtë në Serinë A.

Për ndeshjen kundër Spal, Anxhelo Ndrecka bëri debutimin e tij me Kievon, duke u bërë kështu shqiptari më i ri që luan në një moshë kaq të re në elitën e futbollit apenin. I lindur më 24 shtator 2001 në Desenzano del Garda, me origjinë të qartë shqiptare, ai luan në mbrojtje dhe është një nga lojtarët më interesante të akademisë së Kievos, e cila në pjesën e fundit të sezonit ka ndjekur politikën e promovimit të futbollistëve të saj të rinj.

Kur zbriti në fushën e lojës të dielën nuk impresionoi shumë, por trajneri i tij e justifikoi, duke thënë se emocionet në këtë ndeshje të parë ishin shumë herë më të forta se aftësitë që ai zotëron në këmbë. Ndrecka gjithmonë ka thënë se e ëndërronte ditën kur do të luante një ndeshje zyrtare në Serie A, një mundësi që mbërriti në kohën kur ai ndoshta nuk e kishte pritur, vetëm 17 vjeç. Por Ndrecka është rekordmen edhe për vetë Kievon, pasi ai është lojtari i katërt që ekipi veronez hedh në fushën e lojës i lindur pas vitit 2000. Pra brezi i mijëvjeçarit të ri është baza e projektit për ringritjen e Kievos së re, shkruajnë mediet në Itali.

Vetë Ndrecka është shprehur shumë i emocionuar për këtë debutim të tij me fanellën e Kievos. “E konsideroj veten një djalë shumë fat që kam përmbushur ëndrrën time vetëm në moshën 17-vjeçare. Jam krenar që e kam bërë këtë me këto ngjyra, por premtoj se kjo është  vetëm pika fillestare.”- ka thënë Ndrecka.

Ndrecka nuk është talenti i vetëm i perspektivës që Kievo ka propozuar në këto tre muajt e fundit. Bashkë me 17-vjeçarin shqiptar, Semper, Depaoli, Vignato, Mexhiorini dhe Grubac kanë treguar se mund ta marrin prej dore vitin e ardhshëm Kievon për ta ringjitur në elitë. Anxhelo Ndrecka ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të kombëtares shqiptare, ku në dy grumbullimet e fundit ishte thirrur nga kombëtarja U-19. Por nëse ai do të vazhdojë me performancat e mira, nuk do të ishte habi që shumë shpejt ta shikojmë të grumbullohet me ekipin e parë, pasi edhe Edi Reja njihet si një trajner që beson shumë te të rinjtë.

Related posts

Të gjithë gati për Dajën në Durrës, Skënderbeu nuk njeh rival në kampionat

Q.Autor

FUNDI I “EPOKËS PANUCCI”/ Balaj beson: Do bëjmë çdo gjë për të marrë rezultatin…

Delo.autor

RISI DHE KONFIRMIME/ Zbulohen trajnerët e ekipeve Kombëtare. Cungu e Bulku marrin drejtimin e…

Delo.autor

Leave a Comment