Champions League Futboll Ndeshjet Live

AJAX-TOTTENHAM/ Holandezët dominojnë në pjesën e parë, ja statistikat

Ajaxi po luan në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Champions League kundër Tottenhamit.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e dyfishtë të Ajax, i cili hedh hapin e sigurt drejt finales, pasi e ka fituar edhe takimin e parë në Londër me rezultatin 1-0.

Mjaft shpejt holandezët kalojnë në avantazh. Pas një goditje këndi në minutën e 5-të, De Ligt kërcen me kokë dhe mposht Lloris, 1-0 për Ajax.

Spektakli i djemve të Ten Hag vazhdon. Nga një aksion model në minutën e 36-të, Ziyech shkarkon të majtën nga brenda zone, duke realizuar golin e dytë.

Related posts

Zhgënjehet Ronaldo-Ronaldinho/ KAKA: Ky është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur

Isa.Autor

EURO 2020/ Përcaktohen çiftet e “Play Off”, Kosova do luajë jashtë fushe me…

Delo.autor

SHFAQ INTERESIN NË DISA KLUBE/ Liverpooli në “pole position” për mesfushorin francez…

Delo.autor

Leave a Comment