Futboll Sport

I ÇUDITSHËM DHE UNIK/ Jeta dhe karriera e yllit argjentinas së shpejti në një serial

Ku mund të gjesh subjekt më të mirë për një seri televizive, sesa jeta e një djaloshi me një të kaluar të vështirë, i cili bëhet idhull në vendin e tij dhe një yll në Angli. Futbollisti argjentinas, Carlos Tévez, ka kaluar një jetë kaq të veçantë, aq sa rrjeti televiziv argjentinas Telefe ka menduar për që të krijojë një seri autobiografike bazuar në jetën e argjentinasit. Lojtari është i përfshirë në këtë projekt dhe këto ditë ai deklaroi se ishte shumë i emocionuar për këtë ide. Po punohet për skenarin e kapitullit të dytë dhe autorët kanë siguruar që seriali do të shfaqet vitin e ardhshëm: “Është diçka shumë e bukur, shumë emocionuese, sepse flas për jetën time që pak njerëz e dinë, është diçka shumë e rëndësishme për mua, familjen time. Ne jemi tashmë në një fazë shumë të avancuar dhe në vitin e ardhshëm do të prezantojmë serialin “.

Sulmuesi i Boca ka lindur në vitin 1984 dhe u rrit në një nga lagjet më të varfra dhe të rrezikshme në qytetin e Buenos Aires, Fuerte Apache. Kur ishte vetëm 10 muajsh ai pësoi një aksident shumë të rëndë: një tenxhere me ujë të nxehtë ra mbi trupin e tij. Një aksident që i la pasoja të përhershme. Ai nuk e ka njohur asnjëherë të atin, sipas futbollistit ai ka vdekur para lindjes së tij dhe nëna e tij biologjike ishte “e çmendur” dhe e braktisi. Ai është rritur në rrugë sëbashku me tezen e tij. Futbolli ka qenë gjithmonë një mënyrë për tu arratisur nga ai realitet. Ai është formuar tek All Boys dhe luajti në ekipet më të mira evropiane si Manchester United dhe Juventus. Ende nuk dihet se kush do të luajë personazhin e tij në serinë televizive, por tre aktorë do të interpretojnë për çdo fazë të jetës së tij (nga fëmijëria deri në ditët e sotme).

Related posts

SOLSKJAER HUMB ME PËRMBYSJE/ Dora e Smalling ndëshkon “Djajtë e Kuq” dhe i dhuron fitoren Wolvesit

Delo.autor

TIRANA-TEUTA/ Penallti për durrsakët, Hebaj përfiton nga gabimi i Vilës dhe shemb “bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

Ronaldinho: Messi, më i mirë se Ronaldo. Dua të luaj me të edhe një herë tjetër!

Sadik.Autor

Leave a Comment