Futboll La Liga Sport

KALUAN NË DELIR NGA “MAGJIA”/ Ja reagimi epik i Ferdinand dhe Lineker pas golit të “Pleshtit” (VIDEO)

Leo Messi mahniti sërish botën e futbollit. Natyrisht, as për herë të parë dhe të fundit, sepse ylli argjentinas i Barcelonës nuk njeh limite. Ashtu sikurse ndodh me verën, edhe “10” bëhet më i mirë me kalimin e viteve. Pa asnjë diskutim, i pakrahasueshëm me askënd, mund t’ia japin “Topin e Artë” të këtij viti që tani. Një gjeni, jashtëtokësor, që mund të shënojë gola si ai i treti ndaj Liverpool. Adhuruesit e futbollit të bukur i përulen atij, ndoshta edhe rivalët, ndërsa kundërshtarët, sado të paktë të jenë në numër, janë strukur.

Pa fjalë kanë mbetur edhe komentatorët sportivë televizivë, anembanë botës, me kryeveprat e Messit. Shikoni këtë video, ku Rio Ferdinand dhe Gary Lineker, dy ish-futbollistë klasi, që kanë luajtur në nivelet më të larta edhe në Champions, mahniten dhe kalojnë në delir nga ajo që bën argjentinasi në fushën e blertë. Më konkretisht, në mënyrë kaq të zjarrtë e përjetuan golin e tretë të kapitenit katalanas dy ish-futbollistët e njohur.

Related posts

MANCHESTER UNITED-PSG/ Tuchel i beson sulmin treshes Mbappe-Kean-Neymar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Milan-Juve, ja skenari i paimagjinueshëm që po përgatitet në merkato

Sadik.Autor

ISHTE KATASTROFAL/ Rami për Inzagin: Kur ai është bërë trajner, atëherë të gjithë munden

Isa.Autor

Leave a Comment