Futboll Kategoria Superiore Sport

BESON TË FITOJË GJYQIN NË CAS/ Shehi i kënaqur me skuadrën: Kjo ecuri na bën që të kemi vetëbesim, duhet të presim…

Orges Shehi beson se Skënderbeu do të fitojë gjyqin në CAS dhe më pas të kualifikohet për në Europë.

Tekniku i skuadrës korçare tha se lajmi që pret nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të jetë një fitore e madhe jo vetëm për Skënderbeun por edhe për futbollin shqiptar.

Gjithashtu Shehi foli edhe për të ardhmen e tij.

“Kemi përfunduar një sezon të vështirë dhe duket se u kemi shkuar deri në fund kërkesave të klubit.  Jemi në një pozicion që mund të na çojë në Europë, por duhet të presim deri në fund. Lajmi që presim nga CAS është një fitore e madhe, jo vetëm për Skënderbeun, por për të gjithë futbollin shqiptar.

Duke lënë shumë pikë, rrugës nuk është çdo gjë te ndeshja jote. Ne duhet të fitonim ndeshjen tonë dhe të shpresonim te një lajm i mirë nga takimet e tjera.

Ndeshja ndaj Luftëtarit vinte me një problem të madh, siç ishin mungesat, prandaj kemi eksperimentuar pa fund në këtë takim. Por, lojtarët u përgjigjën si duhet. Jam i kënaqur me fitoren, por ka pasur edhe momente që mund të ndëshkoheshim”, tha Shehi.

Trajneri i Skënderbeut foli edhe për të ardhmen. “Kjo ecuri na bën që të kemi më shumë vetëbesim te një sezon më i mirë në vitin që vjen. Duhet të presim finalen e Kupës. Për të ardhmen, shumica e lojtarëve tanë janë nën kontratë, por duhet të kompletojmë më shumë ekipin”.

Related posts

KORONAVIRUSI “GJUNJËZON” SPANJËN/ Reali hap dyert e “Bernabeu”-t në luftën ndaj Covid-19

Delo.autor

DONNARUMMA LARG MILAN? “Blutë e Londrës” tenton shkëmbimin e “çmendur”!

Delo.autor

GJITHNJË MË PRANË MILANIT/ Fabregas: Gjithmonë tentoj të bëj më të mirën, në këtë sezon…

Isa.Autor

Leave a Comment