Futboll La Liga Sport

ÇËSHTJA SE SI MUND TË NDALIN “PLESHTIN”/ Trajneri i Celta Vigo: Më pëlqen ta shoh kur luan futboll, por

Me Messin në fushë është sikur të kesh një lojtar më tepër, ose ta fillon ndeshjen 1-0, prandaj të gjithë kundërshtarët e Barcelonës çështjen kryesore e kanë si të ndalin argjentinasin.

Ndërkohë që Barça është shpallur kampione në La Liga, ndeshjet për kampionat vijojnë edhe për tre javë.

Këtë të shtunë ekipi katalanas do të luajë në trasnfertë ndaj Celta Vigo, me këta të fundit që janë 2 pikë larg zonës së ftohtë. Për këtë ndeshje trajneri Fran Escriba deklaroi se do të donte që Messi të mos luante kundër tyre, madje të mos udhëtonte fare me skuadrën.

“Të vijë kush të vijë, ata mbeten lojtarë të Barcelonës. E dimë që do mungojë Rakitic dhe Busquets për shkak kartonësh dhe kjo është një gjë e mirë për ne. Messi? Jam nga ata që e konsideroj atë si lojtarin më të mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time. Më pëlqen ta shoh kur luan futboll, por preferoj të mos vijë”, tha trajneri i Celta Vigo.

Me siguri se Valverde do ia plotësojë dëshirën homologut të tij, teksa Messi me të gjitha gjasat do të qëndrojë pushim, për të qenë gati për ndeshjen e kthimit ndaj Liverpool.

Related posts

PËRBALLJA NDAJ KOMBËTARES/ Trajneri Southgate i befason të gjithë, lë jashtë grumbullimit yllin e Anglisë…

Delo.autor

ASKUSH SI SERGIO RAMOS/ Bomberi i Spanjës, tani kërcënon rekordin e Pasarella

Delo.autor

ZYRTARE/ Shevchenko publikon listën e lojtarve, për ndeshjen kundër Shqipërisë

Sadik.Autor

Leave a Comment