Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ZVICRA/ “Erë e mbarë” për Shaqirin, Liverpool ndryshon mendje

Fati i Xherdan Shaqirit te Liverpuli mund të ndryshojë në mënyrë krejt të papritur.
xherdan-shaqiri
Sipas medias zvicerane “Blick” dhe “The Athletic” bëjnë me dije se trajneri i Liverpulit Jurgen Klop dhe drejtuesit e klubit po mendojnë ta mbajnë futbollistin e Zvicrës edhe për një sezon në “Anfild Roud”.

Kriza financiare e shkaktuar nga koronavirusi në shumë vende të botës ka prekur dhe kapitalin ekonomik të kampionëve të rinj të Anglisë dhe çmimet e lojtarëve kanë rënë. Edhe vlera e Shaqirit në merkaton europiane ka zbritur si pasojë e koronavirusit, por dhe faktit se ai është aktivizuar shumë pak këtë sezon për shkak të rivalitetit në repartin sulmues. Gjithashtu, edhe dëmtimet nuk i kanë dhënë mundësi Shaqirit të luajë mjaftueshëm me “të kuqtë”.

Nga ana tjetër, besohet se ai mund të qëndrojë edhe për një sezon me Liverpulin.

Related posts

ZBULOHET fjalimi i Messit në tunel që frymëzoi Dembelen të FITOJË ndeshjen

F.autor

“NA MUNDI REAL MADRIDI MË I KEQ?” Kapiteni Ramos i kthehet keq Pique

Delo.autor

“VAZHDOJ TË KËNAQEM ME…”/ Iniesta: Ai mund të bëjë çfarë të dojë, për aq kohë sa…

Delo.autor

Leave a Comment