Futboll Sport

SUPERKUPA E EUROPËS DO TË LUHET ME TIFOZË/ Presidenti Ceferin: Do të jetë një test për të gjithë

Finalja Superkupës së Europës Bajern Mynih-Sevilja do të luhet me një pjesë të tifozëve. Presidenti I UEFA-s Aleksandër Ceferin u shpreh së fundmi se do të testohet hapja e stadiumeve të futbollit në ndeshjen e 24 shtatorit ku do të lejohet të plotësohet stadiumi deri në 30% të kapacitetit.

“Çdo gjë nuk është normale, por do t’i kthehemi normalitetit së shpejti. Çdo gjë ndaloi 6 muaj më parë, por tani ne jemi këtu. Duhet të jemi optimistë. Superkupa e Europës në Budapest do të jetë një test për kthimin e tifozëve në stadium”, deklaroi kreu i futbollit europian.

Një gjë e tillë ishte paralajmëruar para një muaji. Tashmë me qëndrimin e mbajtur nga presidenti Ceferin, mund të nisë së shpejti rihapja graduale e stadiumeve për tifozët.

Related posts

KANË NDRYSHUAR GJYSMËN E EKIPIT/ Ja si pritet të rreshtohet Tirana në sezonin e ri (FOTO)

Delo.autor

INTERI SHPËRDOR SHANSIN NË PARMA/ Napoli gati të përfitojë për titullin! Reali s’i beson syve, Valencia e mposht në minutën e 95

F.autor

LIVE/ Europa League: Nuk ka surpriza pas 30 minutash, triumfojnë skuadrat “big”

Isa.Autor

Leave a Comment