Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ÇËSHTJA “STRAKOSHA” NË KOMBËTARE PAS DËMTIMIT/ Zbulon gjendjen babai menaxher: Mjeku i dha ultimatum….

Në Kombëtare ka një çështje “Strakosha”. Kjo, për vetë faktin se portieri i Lacios ka një dëmtim në “tendinin e Akilit” që mund ta bëjë të humbasë edhe grumbullimin e radhës dhe të mos jetë i gatshëm për sfidat ndaj Islandës dhe ndaj Moldavisë. Teksa në përfaqësuese, në radhët e stafit janë ende në dyshime për ardhjen apo jo në grumbullim të portierit, portieri i Kombëtares ka pushuar në ndeshjen e tij të fundit përballë Bolonjës.

Mësohet se në mënyrë ekskluzive ka kontaktuar me babanë-menaxher të portierit, ish-legjendën e Kombëtares, Foto Strakosha, i cili ka bërë me dije edhe gjendjen e gardianit.

FOTO STRAKOSHA Fjalëpak dhe i rezervuar me mediat, teksa sa herë pyetet për Thomas Strakoshën, i le këtij të fundit vend për fjalë dhe preferon të heshtë. Mirëpo, kur bëhet fjalë për një lajm të tillë, Foto ka dhënë një përgjigje vetëm për gjendjen shëndetësore të të birit. “Ka bërë këtë javë një rezonancë dhe mjeku i ka dhënë ultimatum të mos stërvitet në fushë për 3 javë. Nuk di ç’të them, sepse edhe në finale luajti me vetëm një seancë stërvitore para saj. Ka nisur menjëherë terapi dy herë në ditë për rikuperimin, por s’di sa do t’ia dalë në kohë”, ka deklaruar Foto Strakosha.

MUNGESA Duke qenë se Kombëtarja do të grumbullohet javën e ardhshme, në këto kushte mungesa e portierit është thuajse faktike pas këtyre fjalëve të thëna edhe nga i ati. Megjithatë, te Lacio Thomas po pushon dhe duke njohur shpirtin e tij të sakrificës, mund të ketë rikuperim në kohë rekord për të qenë i gatshëm në grumbullimin në Gjermani nga 2 qershori. Doktori Stesina do të konfirmojë diagnozën e portierit për të konfirmuar në vijim nëse do të jetë apo jo i gatshëm.

Related posts

DEDIKIMI PER LEGJENDËN/ E kishte “mentor”, Messi: Ai na la, por nuk do largohet kurrë

Delo.autor

BOMBA NGA ANGLIA/ Bajerni 88 milionë euro për yllin e Liverpulit

Delo.autor

NGA FUTBOLLISTËT TEK PRESIDENTËT E KLUBEVE/ Ja kur sportistët kanë pasur nevojën e truprojave

Delo.autor

Leave a Comment