Futboll Premier League Sport

YLLI BELG NJË HAP LARG KALIMIT NË “BERNABEU”/ Ja paga “faraonike” që Chelsea kërkon për shitjen e Hazard

Chelsea gjatë merkatos së verës do të shesë Eden Hazard.

Hazard ka hyrë në muajt e fundit të kontratë së tij në “Stamford Bridge”, ndërsa fillimisht klubi londinez ka kërkuar 130 milionë euro për të shitur 28-vjeçarin.

Mediat britanike po raportojnë se Chelsea e ka ulur çmimin e Hazard në 100 milionë euro të cilat së shpejti priten që të derdhen në arkat e klubit londinez.

“Daily Mail” raporton se skuadra londineze do t’i pranojë 100 milionë eurot e ofruara nga Real Madridi, duke mos rrezikuar që “xhevahiri” belg në vitin 2020 të largohet me parametra zero.

Related posts

Italia në finalen e kampionatit europian…

Sadik.Autor

Kluivert refuzon zgjatjen e kontratës me Ajax dhe sulmon klubin

Sadik.Autor

Ndryshim brezash, Anglia përcjell të vjetrit. “Tre luanët” me sytë nga e ardhmja

Isa.Autor

Leave a Comment