Futboll Kategoria Superiore Sport

HISTORIA E KUPËS SË DËSHTUAR NË 2017/ Tirana tani mund t’i kthejë “borxhin” Kukësit

Para pak ditësh Refik Halili, me një siguri habitëse, deklaronte se Tirana do të fitonte pa probleme ndaj Kastriotit dhe nuk e llogariste fare rivalin direkt për mbijetesë.

Një deklaratë që kishte për qëllim që t’u jepte moral bardhebluve në prag të përballjes direkte, por realisht fjalët e presidentit të Tiranës nuk prodhuan asnjë efekt pozitiv, përkundrazi, egërsuan edhe më shumë lojtarët e Kastriotit.

Tashmë renditja thotë Tirana 41 pikë e Kastrioti 39 pikë, me dy javë të mbetura. Situatë thuajse identike me atë të para dy viteve, kur Tirana ra nga kategoria, edhe pse kishte në letër një ekip të fortë, ndërroi disa trajnerë dhe fitoi edhe kupën.

Ishte një kupë false, një trofe i dhuruar fillimisht nga Kukësi e më pas nga Skënderbeu, që shkelën me të dyja këmbët parimet e lojës së ndershme, por jemi në Shqipëri, nderi është fjalë e pistë.

Në shkurt 2017 Tirana as që e mendonte se do rrezikonte mbijetesën, ndaj Refik Halili kishte vënë në shënjestër kupën, që do të ishte një mënyrë e bukur për të maskuar dështimin e sezonit, por edhe për të arkëtuar miliona, ato nga FSHF për trofeun dhe nga UEFA për pjesëmarrjen në Europa League. Borxhet e klubit bardheblu ishin pa fund dhe duhej një frymëmarrje.

Shorti i kupës e vendosi përballë Tiranën me Kukësin, në gjysmëfinale. Ishte një Kukës i pathyeshëm, sepse me Ernest Gjokën në drejtim po shkonte drejt titullit pa humbur asnjë ndeshje, ndaj natyrisht përballja me Tiranën e dobët në kupë i shihte verilindorët dukshëm favoritë.

Megjithatë, në kupë shpesh nuk luhet fare në fushë dhe ashtu ndodhi edhe në atë Tirana-Kukësi: Tirana fitoi 2-1, me Kukësin që praktikisht e dhuroi ndeshjen, ndërsa gjithçka u kuptua jo vetëm në sfidën e 1 shkurtit, por edhe 10 ditë më vonë, kur Kukësi fitoi 2-1 në kryeqytet për kampionat, me Tiranën që “hapi shalët”.

Related posts

YLLI BRAZILIAN DEKLAROI LARGIMIN NGA BRAZILI/ Rothen: Neymar po kalon një moment të keq, i mungon…

Delo.autor

Sulmuesi argjentinas: S’kam kontratë me Interin

Q.Autor

“MENDOJA SE ISHTE I INTER”/ Costacurta s’ka dyshime: Kjo është goditja më e mirë në merkaton italiane

Delo.autor

Leave a Comment