Futboll Seria A Sport

CONTE DO TË ULET NË STOLIN “ZIKALTËR”/ Tifozët e Juventusit ndihen të tradhtuar: Hiqeni yllin që i dedikohet…

Mungon vetëm zyrtarizimi, pasi sezonin e ardhshëm Antonio Conte do të ulet në stolin e Interit.

Kalimi i Contes tek zikaltrit konsiderohet si tradhti nga tifozët e Juventusit të cilët kanë filluar të shprehin urretje ndaj ish-teknikut të “Zonjës së Vjetër” nën drejtimin e të cilit fitoi 3 tituj në Serie A.

Së fundmi tifozët e “Zonjës” kanë krijuar një peticion në platformën “Change.org”, në mënyrë që drejtuesit e Juventusit të heqin yllin që i dedikohet trajnerit salentin, pikërisht në ambientet e brendshme të “Allianz Stadium”.

Sipas autorit të peticionit, për Conten, “kalimi te Interi nuk është zgjedhje profesionale, sepse të shkosh te Interi do të thotë që të shkelësh dinjitetin”.

Related posts

E FUNDIT/ Bëri pushimet në vatrën e infeksionit, del tamponi i Ibrahimovic!

Delo.autor

40 MILION EURO/ Inter dhe Napoli në luftë për mesfushorin e Barcelona-s

Isa.Autor

MERKATOJA E SKËNDERBEUT/ Vjen sulmuesi i Empolit, në provë edhe një mbrojtës nga kampionati suedez

Delo.autor

Leave a Comment