Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MBYLL SEZONIN ME TROFE/ Çekiçi fiton si protagonist Kupën e Sllovenisë

Emri i Endri Çekiçit ka qenë një nga mungesat e mëdha në listën e trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, i cili konfirmoi se në të ardhmen do të shihte me prioritet lojtarin që po shkëlqen ën Slloveni. Sot, futbollisti i ka dhënë një arsye më shumë trajnerit që ta shohë më mirë pasi ka mbyllur sezonin si protagonist, me fitoren e Kupës së Sllovenisë, duke mundur në finale Mariborin.

Çekiçi, i kthyer dy muajt e fundit në titullar të padiskutueshëm te Olimpija Ljubljana, luajti që nga minuta e parë ndaj kampionëve të Sllovenisë, duke treguar aftësi jashtëzakonisht të mira përballë një skuadre e cila në këto vite është shfaqur mirë edhe në arenën ndërkombëtare.

Me nga një gol në secilën pjesë loje, ekipi i Çekiçit vendosi diktatin në këtë ndeshje, ndërsa për Maribor, goli i rezultatit përfundimtar erdhi shumë vonë, në minutën e 92-të. Çekiçi u largua nga fusha në minutën e 97 të duelit, një zëvendësim taktik për të mbyllur këtë ndeshje me sukses, siç ndodhi.

Çekiçi e mbyll kësisoj vitin e tij të parë në Slloveni me 6 gola, medaljen e nënkampionit si dhe me Kupën e Sllovenisë. Aspak keq për lojtarin që u transferua në radhët e Olimpija Ljubljanës vetëm në janar të këtij viti.

Related posts

E BUJSHME/ McGregor zyrtarizon rivalin e radhës: Shihemi në dhjetor…

Delo.autor

ZBULON SEKRETIN/ Kulusevski: Ja çfarë duhet të bësh për të pasur sukses tek Juventus

Delo.autor

“E VETMJA GJË QË I MUNGON “PLESHTIT” ËSHTË…”/ Tevez mbi të ardhmen e Messi-t: Nuk ka asgjë më të vështirë se kjo

Delo.autor

Leave a Comment