Futboll Seria A Sport

DEKLARATA E ÇMENDUR NGA PRESIDENTI I NAPOLIT/ De Laurentiis: Trajneri i “Zonjës së Vjetër” është…

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka thënë se Cristiano Ronaldo ka luajtur rolin e trajnerit te skuadra e Juventusit.

Sipas tij, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” është çelsi i motivimit të skuadrës së Juventusit, shkruan “Calciomercato”.

“Cristiano Ronaldo është i fortë sepse me praninë e tij në këtë kampionat ka zëvendësuar trajnerin Allegri. Motivuesi i vërtetë është Cristiano, njeriu i duhur për të motivuar lojtarët në dhomat e zhveshjes”, ka deklaruar De Laurentis.

“Kur pashë atë të luante me ekipin e tij kombëtar, ai ishte ulur në stolin rezervë duke thirrur më shumë se trajneri. Qëllimi i tij ishte për t’i motivuar shokët e skuadrës që të fitonin”, tha ai.

Kujtojmë që në verën e vitit 2018 Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madrid për t’iu bashkuar Juventusit.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ Jose Mourinho në stolin e Brazilit, nëse…

Delo.autor

Barça kërkon rekordin historik pa humbje, ashtu si Bilbao e Reali në…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ E krahasonin me MULLER, e vëzhgonin BAYERNI e REALI… e blen TIRANA

Isa.Autor

Leave a Comment