Futboll Sport

DËSHTIMI NË CHAMPIONS/ Këto mund të jenë 2 largimet e para nga Barcelona

Nuk do të harrohet lehtë mënyra sesi u eliminua nga Champions League skuadra e Barcelonës.

Zhgënjimi ka kapluar tifozët, lojtarët dhe drejtuesit me këto të fundit që kanë detyrimin të ndërmarrin vendime për të ndryshuar këtë situatë nga sezoni i ardhshëm.

Më së shumti dështimi në Europë i faturohet trajnerit Valverde, i cili edhe pse ka dominuar në Spanjë, nuk ka arritur të bëjë të njëjtën gjë dhe në Europë.

Pritet që në fundin e sezonit Barcelona t’i thotë lamtumirë trajnerit Valverde.

Një tjetër emër i cili nuk po bind te katalanasit është sulmuesi brazilian, Countionho.

Zërat për një largim të tij kanë nisur kohë më parë, por tashmë duket se drejtuesit e Barcelonës janë mbushur dhe kanë vendosur ta largojnë, madje edhe duke dalë me humbje.

Kësisoj, trajneri Valverde dhe braziliani mund të jenë dy largimet e para nga Barcelona.

Related posts

PO KALON NJË FORMË TË SHKËLQYER SI “ZIKALTËRIT”/ Shikoni bukuroshen seksi që bën tifo për Interin (FOTO)

Delo.autor

Pogba për Kylian Mbappe: Nuk krahasohet me mua, është shumë i talentuar

Sadik.Autor

Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo uron trajnerin DALIC të ngre Kupën e Botës

Isa.Autor

Leave a Comment