Futboll Seria A Sport

BRESCIA U NGJIT NË SERIE A/ Ja nota që merr Emanuele Ndoj nga italianët

Breshia ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm duke arritur të ngjitet në Seria A për sezonin e ardhshëm.

Një sezon më parë ekipi nga lombardia ka qenë në garë për mbijetesë, por arriti të konsolidonte grupin dhe tashmë festojnë ngjitjen në elitë.

“Gazzeta dello Sport” ka bërë një vlerësim për të gjithë lojtarët e ekipit për performancat e tyre gjatë sezonit.

Kujtojmë se pjesë e rëndësishme e ekipit është edhe Emanuele Ndoj, mesfushori i Kombëtares sonë.

Ai është vlerësuar me notën 8 nga prestigjozja italiane.

“Nga Roma kaloi te Breshia dhe vendosi ta fitonte Serinë A në fushë. Shqiptari ka kompletuar një mesfushë perfekte me Tonalin. Këtë sezon ka realizuar 3 gola dhe dhuruar 3 asiste, duke luajtur gjithsej 2182 minuta, i nënti më i aktivizuar në ekip”, ishte komenti për Emanuele Ndoj.

Related posts

TIRANA-TEUTA/ Formacionet: Hasani fiton balotazhin me Dajën, Shkëmbi nuk ndryshon asgjë

Isa.Autor

PEREZ KUNDËR “TË GJITHËVE”/ Gati padi të tjera ndaj menaxherëve

Isa.Autor

MOTO GP/ Lorenzo konfirmon dyshimet e Rossi: Në vitin 2015, Marquez vendosi se kush do të shpallej kampion

Delo.autor

Leave a Comment