Futboll Seria A Sport

KA THËNË “PO” ME INTERIN/ Conte projekton “Zikaltërit e ri”, Ikardi do të “dëbohet” tek…

“Suning” është bindur plotësisht dhe ka thënë “po”: në Interin e sezonit të ardhshëm do figurojë edhe emri i Antonio Kontes. Pritet që trajneri në krahun tjetër të japë miratimin dhe firmat. Edhe pse, sipas mediave italiane, ka gjetur akordin me administratorin e deleguar zikaltër, Xhuzepe Marota.

KONTRATA – Sakaq, te zikaltrit, toskanin e pret një kontratë trevjeçare me shifra thuajse të ngjashme me ato që përfitonte në Londër: rreth 9 milionë euro në sezon (kundrejt 10 që i ofronte Roman Abramoviç). Ndërsa Spaletit do i njihet nderi i paraqitjeve dhe meritat, gjithmonë nëse gjithçka përfundon mirë, e sigurimit të “biletës” në Europën e madhe (për të dytin edicion radhazi, po aq sa vitet e tij në pankinën interiste) dhe qëndrimi konstant i klubit në aristokracinë e futbollit italian.

DYSHIMI – Likuidimi i Spaletit dhe stafit të tij do kushtojë 23 milionë euro, arsye mes të cilave Zhang Jindong fillimisht nuk ishte i bindur për ndryshimin. Etapa e radhës do jetë udhëtimi, tashmë një zakon i trajnerit në selinë kryesore kineze, në Nankin, për të njohur personalisht pronarin e klubit.

ikardi
IKARDI – Ekzistonte një tjetër dyshim, i cili mendohet të jetë shuar: e ardhmja e Mauro Ikardit: thuajse jashtë planeve të Luçiano Spaletit, i cili ka nisur ta alternojë me Lautaro Martinezin duke i treguar se nuk është i pazëvendësueshëm. Të njëjtin qëndrim pritet të mbajë edhe Konte: trajneri pretendon një grup solid, të ndërtuar nga elementë gati t’u japin përparësi interesave të skuadrës, sjellje që numri 9 nuk e ka ndjekur që përpara momentit të heqjes së shiritit. Romelu Lukaku, i preferuari i Kontes, ka gjetur sistemim në Mançester dhe pritet të qëndrojë në Premier Ligë; do tentohet Edin Xheko, perfekt për t’u vendosur përkrah Martinezit.

Related posts

GATI “THESARI” I KLUBIT “BAVAREZ”/ Bayern Munchen rinovon skuadrën me tre yje

Delo.autor

TITULLI ME 5 LËVIZJE/ Ja si ia dalin “demat” e Partizanit deri në fund…

Delo.autor

ARTURO VIDAL LARG SPANJËS/ Mesfushori i Barcelonës mbërrin në Milano, priten vizitat mjekësore tek…

Delo.autor

Leave a Comment