Futboll Sport

DUELI I TROFEVE NË FINALEN CHAMPIONS/ Tottenham 15 më shumë se “Të Kuqtë”, Shaqiri mban rekord për…

Shumë është folur për faktin se trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, dhe ai i Totenhemit, Mauricio Poçetino, nuk kanë fituar ende një trofe me klubet respektive.

“Spërsat” nuk ngrenë një trofe që kur mundën Çelsin në finalen e Kupës së Ligës në 2008, ndërsa trofeu i fundit i “reds”-ave ishte në të njëjtin kompeticion, në vitin 2012. Por pavarësisht palmaresit bosh këto vitet e fundit, një prej këtyre klubeve do të fitojë trofeun më prestigjioz nesër në Madrid.

Do të jetë finalja e katërt e Klopit me Liverpulin dhe e dyta radhazi në Champions, pas humbjes 3-1 në Kiev sezonin e shkuar. Gjermani ka humbur edhe një finale të Ligës së Kampioneve me Dortmundin, kundër Bajernit, në vitin 2013. Por ai është shpallur dy herë kampion i Bundesligës me klubin gjerman dhe ka fituar edhe një Kupë Gjermanie përpara se të vinte në “Anfield”.

Poçetino nuk ka fituar asnjë trofe si trajner. Argjentinasi iu afrua më shumë lavdisë në vitin 2015, kur “Spërsat” u mposhtën nga Çelsi në finalen e Kupës së Ligës. Megjithatë, Totenhemi ka 11 futbollistë që e dinë se çfarë është suksesi. 23 lojtarët e Poçetinos, të cilët kanë luajtur këtë sezon në Champions, kanë fituar 52 trofe mes tyre në karrierë.

Capture

Liverpuli ka aktivizuar vetëm 18 lojtarë për të mbërritur deri në aktin e fundit të Champions-it këtë sezon dhe ky grup lojtarësh ka fituar 37 trofe në total. Lukas Moura, i cili shënoi një tripletë në përmbysjen kundër Ajaksit në gjysmëfinale, është lojtari më i dekoruar i Totenhemit, me 12 trofe, 11 prej të cilëve i ka fituar me PSGnë. Ndërkohë që në “Anfield” krenohen me Xherdan Shaqirin.

Mesfushori nga Gjilani ka 10 medalje fituesi, përfshirë edhe atë të Championsit, fituar me Bajernin në “Wembley” në 2013. Daniel Starrixh, gjithashtu, e ka fituar Champions-in (me Çelsin në 2012), por as ai dhe as Shaqiri nuk kanë luajtur në finale. Kur vjen puna te përvoja në finalet europiane, Liverpuli është në avantazh. 11 nga lojtarët aktualë jo vetëm që luajtën në finalen e Champions-i në Kiev sezonin e shkuar, por 7 prej tyre startuan edhe në atë të Ligës së Europës kundër Sevijës në 2016.

Capture1

“Spërsat” kanë vetëm 3 lojtarë që kanë luajtur një finale kontinentale: Tobi Aldervaireld erdhi nga stoli për Atletikon e Madridit në finalen e Champions-it 2016 kundër Realit, fituar me penallti nga “galaktikët”. Davinson Sançez luajti 90 minuta për Ajaksin në 2017, kur holandezët u mundën 2-0 nga Mançester Junajtid në finalen e Ligës së Europës.

Ndërsa Fernando Jorente është i vetmi që ka eksperiencë si në finalen e Champions-it, ashtu edhe në atë të Kupës UEFA, duke i humbur në të dyja rastet që spanjolli shkeli në fushë. Ai hyri në minutën e 85-të për Juven në finalen e Champions-it 2015 kundër Barcelonës në Berlin dhe luajti finalen e plotë për Bilbaon kur humbën 3-0 ndaj Atletikos në finalen e 2012-ës.

Spanjolli ka edhe një medalje fituesi të Ligës së Europës në 2016, por ishte një rezervë e papërdorur e Sevijës në finalen kundër Liverpulit. I vetmi lojtar nga të dyja finalistet që ka luajtur dhe triumfuar në një finale europiane është mbrojtësi i majtë i Liverpulit, Alberto Moreno. Ai ishte në fushë për Sevijën në triumfin në Ligën e Europës në 2014, ku spanjollët mposhtën Benfikën me penallti, pas 120 minutave pa gola.

Related posts

10 bomberat më të saktë para porte në Evropë

Sadik.Autor

KHABIB nuk do “pushime”/ Thirrje “LUFTE” ish-kampionit MAYWEATHER: Eja të…(VIDEO)

Isa.Autor

SPEKTAKOLAR/ Futbollisti SHQIPTAR shënon GOLIN më të BUKUR TË VITIT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment