Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E YLLIT BRAZILIAN NË DILEMË/ Real Madridi nuk do “luftë”, ja çfarë i kërkon Neymar

Ylli i Brazilit është i pasigurt për të ardhmen e tij, por gjigantët e La Liga-s nuk do të përfshihen për një transferim të tij në “Santiago Bernabeu”, nëse vetë lojtari nuk e dëshiron qartësisht këtë gjë.

Neymar mbetet i pavendosur, edhe pse e di mirë se Florentino Perez e ka në krye të listës së tij. Megjithatë, Real Madridi nuk do të bëjë asnjë lëvizje konkrete për të.

Këtë gjë ia ka lënë në dorë 222 milionë euroshit, duhet ta hedhë vetë ai hapin e parë. Të paktën kështu bën me dije spanjollja “AS”.

Klubi mbretëror madrilen është i interesuar, ka tentuar të nënshkruajë me Neymar disa herë, por nuk dëshiron luftë (transferimi) me presidentin e PSG, Nasser Al Khelaifi, të cilin e respekton shumë.

Mësohet se vetë Neymar nuk do të ndërmarrë asnjë veprim deri pas “Copa America”, që luhet në qershor në Brazil.

Ish-ylli i Santos dhe Barcelonës e di mirë se çdo largim nga “Parce des Princes” do të ishte i ndërlikuar për shkak të mungesës së një klauzole lirimi në kontratën e tij aktuale.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Trajneri Low nuk grumbullon Ter Stegen, Bild zbulon prapaskenen

Delo.autor

TIFOZËT SHAJNË PANUCCIN/ Ja se si stadiumi tërbohet në kor ndaj teknikut të Kombëtares (VIDEO)

Isa.Autor

HUMBI DJALIN GJATË LINDJES/ Ronaldo dhe Mançester Junajtid marrin vendimin për sfidën me Liverpul

F.autor

Leave a Comment