Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJA TIRANA-KASTRIOTI/ Arbitrat çështje delikate, ja zgjedhja e FSHF për këtë sfidë

Cilët do të jenë gjyqtarët për sfidën e sotme mes Tiranës dhe Kastriotit? Këta të fundit, pra, miqtë kërkojnë gjyqtarë të FIFAs. Nëse ndodh kështu, atëherë dy ose tre treshet e FIFA-s do të jenë pak orë para sfidës në “Selman Stërmasi” për shortin që hidhet zakonisht në këto momente. Përjashtohet mundësia që të gjykojë Kridens Meta, por Jorgji e Xhaja mund të jenë në fushë për të vënë drejtësi.

ARBITRA
TË HUAJT – Edhe pse flitet për gjyqtarë të FIFA-s, por shqiptarë, gjasat janë të njëjta që në fushë të ketë gjyqtarë të huaj. Më saktë, maltezë. Këta të fundit mund të vendosin drejtësi në sfidën e sotme, e cila është shumë delikate dhe përfundimisht do të vendosë se cila prej dy skuadrave do të zbresë në Kategorinë e Parë dhe cila do të qëndrojë në Kategorinë Superiore. Sido që të shkojë, të gjithë jemi mësuar me surprizat e federatës. Edhe dy javë më parë, për gjyqtarët luksemburgas u tha se do të gjykonin në Vlorë, por më pas ndryshuan drejtim dhe arbitruan sfidën në Laç, duke lënë të gjithë me gisht në gojë. Edhe këtë herë presim ndonjë surprizë…

E KALUARA – Në tri sfidat e këtij sezoni kanë qenë dy gjyqtarët, të cilët kanë gjykuar Tirana-Kastrioti. Në 2 sfidat e para gjykoi Laver Alla. Në sfidën e tretë, ai që drejtoi sfidën ishte Olsi Sokoli.

Related posts

Dalin analizat e Harry Kane, konfirmohet dëmtimi në kavilje

Delo.autor

ZBULON SE ÇFARË U THA LOJTARË PAS HUMBJES NË “CAMP NOU”/ Klopp tregon: Jam krenar për ta dhe që më…

Delo.autor

NDESHJA BARCELONA-LIVERPOOL/ Mourinho bën parashikimin: Ja skuadra favorite…

Delo.autor

Leave a Comment