Futboll Premier League Sport

MOMENTE TERRORI PËR PORTIERIN E EVERTON/ Hajdutët e kërcënojnë me thikë dhe i grabisin sendet me vlerë

Disa hajdutë hynë në shtëpinë e portierit të Evertonit, Robin Olsen ndërsa ai ishte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Sende të vjedhura dhe një orë me vlerë. Momente terrori për Robin Olsen dhe familjen e tij, të befasuar në shtëpinë në Liverpul nga disa hajdutë. Portieri suedez, i cili është në pronësi të Romës, ishte në shtëpi me gruan e tij Mia dhe dy fëmijët, Alicia 5-vjeçare dhe Aleksandri 2-vjeçar, kur banda e hajdutëve i zbarkuan në banesën e tij.

Momente terrori – Olsen, u kërcënua nga një prej kriminelëve me thikë për të dorëzuar para dhe sende me vlerë ndërsa pjesa tjetër e hajdutëve mbanin gruan dhe fëmijët e tij në kontroll edhe me një hanxhar. Suedezi më pas i dha hajdutëve disa sende të çmuara dhe një orë. Gjithçka ndodhi të shtunën në mbrëmje në shtëpinë me qira të familjes Olsen në “Hale Barns” në Cheshire të Liverpulit, një zonë e banuar nga disa futbollistë.

Related posts

LAJME TË KËQIJA PËR YLLIN NGA DREJTËSIA/ Messi dhe babai i tij akuzohen në Argjentinë për shpërlarje parash

Isa.Autor

TELENOVELA VAZHDON/ Juventus duhet të merret me tekat e lojtarëve, ylli Dybala kërkon kushte. Ja motivi…

Delo.autor

SHEHI ME DY SURPRIZA/ Si pritet të rreshtohet Tirana sot ndaj Egnatias

F.autor

Leave a Comment