Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJA ME LUFTËTARIN/ Ja 5 mungesat e sigurta për trajnerin Shehi në këtë sfidë

Skënderbeut nuk i ndahen mungesat. Blerim Krasniqi, Gjergji Muzaka, Zani Kurti, Shqiprim Taipi dhe Oto Xhon janë zyrtarisht jashtë për këtë 90-minutësh. Që të katërt janë të dëmtuar, duke e mbyllur në mënyrë të parakohshme sezonin. Korçarët nuk do të jenë të plotë përballë Luftëtarit, por të paktën ngushëllohen me rikuperimin e Marko Radasit dhe Dejvi Bregut.

h

Orges Shehi pret me shumë interes lajme edhe nga lojtarët e tjerë, që vijojnë të jenë në dyshim. Bëhet fjalë për Muzakën dhe Krasniqin, që të dy në dilemë deri në momentet e fundit. Fieraku ka pasur shqetësime sërish ditën e djeshme dhe kjo e ka penguar që të mos e kryejë të plotë stërvitjen.

E njëjtë është situata edhe për tiranasit, që duhet të shpresojë deri në momentet e fundit për të qenë pjesë e ekipit apo jo në ndeshjen kundër Luftëtarit. Në kushte të tilla, korçarët do të presin deri në minutat e fundit para ndeshjes për të ndërtuar më pas formacionin. Gjithsesi, vetë klubi dje në mbrëmje ka konfirmuar se Muzaka dhe Krasniqi e kanë të pamundur të rikuperohen në kohë.

Related posts

Messi apo Ronaldo, për modelen Cristina Pedrochen Botërorin e fiton…

Sadik.Autor

Nga hyrja ilegalisht në Gjermani, sot drejtor i Lazios/ Igli Tare rrëfen rrugën e suksesit

Delo.autor

I DHUROI FITOREN BARCELONËS ME DOPIETË/ Talenti Fati: Ende dyshoj se kjo që po ndodh është e vërtetë!

Delo.autor

Leave a Comment