Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME/ “Sheikët” e PSG-së duan të blejnë Romën, ja reagimi i presidentit të klubit italian

Zërat për interesimin e grupit “Qatar Sports Investments” për të blerë klubin e Romës po shtohen gjithnjë e më shumë.

Në Francë janë të sigurtë se Al-Khelaiffi dhe i grupi i tij, të lodhur nga mosarritja e sukseseve në Europë me PSG-në, do të lënë Francën për të blerë një tjetër klub me emër në një kampionat të ndryshëm nga ai francez.

Në vëmendjen e miliarderëve nga Katari ka përfunduar pikërisht klubi i kryeqytetit italian.

Por, për të ulur disi entuziazmin e tifozëve verdhekuq dhe për të frenuar disi këto zëra, ka menduar presidenti aktual i Romës, James Pallotta, i cili në një intervistë për mediat italiane është shprehur se lajmet për interesimin e “Qatar Sports Investments” për Romën janë të rreme dhe nuk janë aspak të vërteta.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Dy lojtarë të tjerë me epidemi në Serie A, ish-sulmuesi i Milanit rezulton pozitiv!

Delo.autor

Mourinjo i ofron Chelsea-it 80 mln dhe një futbollit të madh nga Manchester United

Sadik.Autor

FORMACIONI I ËNDRRAVE/ Buffon zgjedh 11 lojtarët më të mirë të futbollit, e pabesueshme mungon… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment