Futboll La Liga Sport

NUK E SHEH SI KONKURRENT DE JONG NË EKIP/ Rakitic shprehet: Ai nuk më zëvendëson mua, vendi im është…

Barcelona pa nisur zyrtarisht merkato verore ka nënshkruar me një nga talente, i cili ra më shumë në sy këtë sezon. Bëhet fjalë për mesfushorin e Ajaksit, Frenki De Jong. Holandezi do të bëhet për çështje ditësh futbollist i Barcelonës, ndërkohë që është përfolur se me afrimin e 21-vjeçarit do të largohet Ivan Rakitiç, i cili nuk ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve këtë sezon.

Megjithatë, vetë kroati është shprehur se kërkon të qëndrojë te Barcelona dhe se ardhja e De Jong nuk ka të bëjë me të, teksa shton se De Jong mbulon një pozicion tjetër në fushë. “ Më bëhet qejfi që drejtuesit e kanë marrë De Jong. Para së gjithash është një djalosh i ri dhe po luan shumë mirë. Çdo lojtar kualitativ është i mirëpritur. Por, secili ka vendin e tij në skuadër.

Ai nuk ka ardhur për të zëvendësuar, vendi im është i zënë. I uroj shumë fat dhe e respektoj, por ai luan në një pozicion tjetër dhe nuk e kuptoj pse ardhja e tij lidhet me mua”, tha Rakitiç. Mesfushori mesa duket ka vendosur të qëndrojë në Spanjë, pavarësisht ofertave nga Interi.

Related posts

FORMULA 1/ Red Bull paralajmëron rivalët: Ky sezon i çuditshëm na jep titullin

Delo.autor

“KEMI SHUMË SHANSE PËR VENDIN E DYTË”/ Manaj: Ja e vërteta me Bajramin për fanellën me numrin 10

Delo.autor

NUK MUNID T’I BASHKOHEJ KOMBËTARES/ “Legjionari” lë pas operacionin dhe përgatitet për sezonin e ri

Delo.autor

Leave a Comment