Ekskluzive Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ Blerim Kotobelli: E ardhmja ime dhe ngërçi financiar në klub. E dhimbshme nëse Tirana…

Teksa edhe kampionatit në Shqipëri po i vjen fundi këtë sezon, lojtarët duken të kenë filluar të mendojne per te ardhmen si dhe shtimin e objektivave të gjithësecilit.

Në në intervistë ekskluzive për AlpeSport.al, mbrojtësi i Flamurtarit Blerim Kotobelli shprehet mbi ecurinë e tij këtë sezon, ngërçin financiar të klubit si ofertat apo objektivat mbi sezonin e ardhshëm.

Kotobelli gjithashtu shprehet për “luftën e mbijetëses”  në kampionat, midis Tironës dhe Kastriotit kur thotë se do ishte e dhimbshme që Superliga të humbte një emër si Tirana.

Intervista e plotë:

E mbyllët për këtë vit në Vlorë. Çfarë note i vendosni kampionatit tuaj, pra ekipit?

Ende s’është mbyllur, por jemi drejt përfundimit. Duke parë se si rrodhën ngjarjet mendoj se deri më tani kemi bërë maksimumin. Nuk më pëlqen të vendos një notë, le t’ia lëmë të tjerëve të na vlerësoj. Personalisht se kemi bërë më të mirën.

Viti që vjen do ju shohim sërish tek Flamurtari apo keni rezervuar të tjera plane për të ardhmen?

Duhen edhe dy ndeshje që të mbyllet ky sezon. S’e kam menduar të ardhmen. Momentalisht dua të jap maksimumin edhe në 90 minuta që na kanë mbetur. Më pas, së bashku me menaxherin do të shohim ç’mund të bëjmë.

Keni pasur oferta nga brenda apo dhe jashtë vendit?

E rëndësishme është që të ketë oferta. Brenda apo jashtë vendit, kjo është në varësi të formës. haha Nuk do të qe korrekte të flas për oferta në këtë fazë që është kampionati. Siç e përmenda më lart, jam i përqëndruar për të bërë më të mirën.

Çfarë note i vendosni sezonit tuaj tek Flamurtari?

Notën le t’ia lëmë specialistëve. Ne futbollistët, kemi për detyrë vetëm të flasim nëpërmjet topit.

Nëse klubi nuk do ishte në një ngërç financiar, mendoni se do të ishit në garë për titull?

Është e vërtetë që kemi kaluar një gjysmë të dytë të sezonit mjaft stresues. Edhe mediet kanë bërë punën e vet duke trazuar shpesh herë ambientin brenda familjes sonë. Siç e dini, pati mjaft ndryshime në janar ku u larguan shumë lojtarë që ishin pjesë e formacionit bazë. Besoj se nëse s’do kishim pasur probleme me financat, mendoj se do të ishim një nga ekipet që do të kishim rivalizuar deri në fund Partizanin.

Lufta për mbijetësë. Cili nga ekipet mendoni se do ia dalin Tirona apo Kastrioti?

Nuk mund të jap një përgjigje konkrete rreth ekipit që mbijeton. Si Tirana, ashtu edhe Kastrioti janë në luftë për të qëndruar në elitë. Të dyja luajnë ndeshje mjaft të vështira e besoj se gjithçka do të vendoset vetëm në javën e 36-të. Megjithatë, me gjithë respektin që kam për Kastriotin duke qenë se atje luajnë miq të mi, do të ishte e dhimbshme që Superliga të humbte sërish një emër si Tirana. Ky është mendimi im personal.

Një episod që Kotobelli do e mbajë mend gjatë nga ky sezon?

Në fakt s’jam fokusuar te episodet, por te i gjithë sezoni. Për mua është një nga edicionet më të bukura dhe shpresoj që të kem kënaqur të gjithë atë që më kanë besuar fanelën e Flamurtarit, nga presidenti e deri te trajneri Ilir Daja.

Cili është idhulli juaj në futboll?

Idhulli im? Blerimi haha E rëndësishme është të besosh dhe të fokusohesh te objektivat që i ke vënë vetes e mendoj se ky është idhulli i çdokujt që në një të ardhme ta arrish.

Përgatiti: Alpesport.al

Related posts

“PAVARËSISHT GJITHÇKAJE…”/ Reagon Djokovic: Jam këtu për të luajtur në atë kompeticion

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ GENOAS/ Strinic: Stërvitja e Milanit ishte e tmerrshme

Delo.autor

Klubi i KUKËSIT zyrtarizon largimin e MUSOLLIT: E ka derën e hapur, te ne u bë…

Isa.Autor