Boks Sport Të tjera

LUFTA NË UKRAINË/ Vëllezërit Klitschko: Shkatërrim dhe vdekje mbi ne, të ndalojmë marshimin imperialist

Dy ish-kampionët e botës në boks, ukrainasit Vitali dhe Vladimir Kliçko, po bëhen gati që të përfshihen në mënyrë direkte në luftë kundër forcave ruse të cilat kanë pushtuar vendin. Ish-boksierët e peshave të rënda, kanë qenë gjithmonë kritikë të Vladimir Putin por tashmë janë gati të përballen direkt me ushtrinë e tij.

Vladimir Kliçko, nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale bëri thirrje për mobilizim të plotë ndaj asaj që e ai e cilësoi “shkatërrim dhe vdekje që ka rënë mbi ne”. Duke shkruar nga Kievi, ai akuzoi Putinin si megaloman dhe se po “rishkruante historinë për të justifikuar rindarjen e kufijve”.

“Mund të bësh diçka duke u mobilizuar dhe organizuar demonstrata të mëdha. Bëj që zëri yt të dëgjohet. Bëj që zëri i demokracisë të dëgjohet. Thuaje me zë të lartë dhe të qartë se ligjet ndërkombëtare dhe demokracia janë nën sulm, që lufta është e keqja më e madhe dhe se jeta është e shenjtë. Gjithashtu, thuaj që solidariteti është diçka e mirë, mbështetja ndaj tjetrit edhe më shumë. Thuaj që marshimi i imperializmit duhet të ndalet tani. Në fund të fundit, kush do ta ketë radhën pas Ukrainës?”, shkruante ish-kampioni i peshave të rënda.

Vëllai i tij, Vitali, i cili është kryetar i bashkisë së Kievit, ndërkohë deklaroi për mediat se kishte filluar mobilizimi i vullnetarëve për pritjen siç duhej të pushtuesve dhe se do të ishte ndër të parët që do të dilte i armatosur për t’u përballur me trupat ruse që marshojnë drejt qytetit të tij.

Related posts

FITOI TITULLIN KAMPION TË SHQIPËRISË/ Partizani përgatitet për Champions, piketohen goditjet e mëdha

Delo.autor

Formacioni më i mirë në histori të La Ligas: Nga Messi, Johan Cruyff e deri tek Alfredo Di Stefano

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME E JANARIT/ Juventus futet në garë me Everton për mbrojtësin e “Katalanasve”…

Delo.autor

Leave a Comment