Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Inter shkarkon Luciano Spallettin nga posti i trajnerit

Interi ka bërë të ditur përmes llogarisë në Twitter se Luciano Spalleti nuk është më trajner i skuadrës zikaltër.

Luciano Spalletti u emërua trajner i Interit më 9 qershor të vitit 2017 dhe kontrata e tij ishte e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2021, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, klubi zikaltër ka lajmëruar përmes Twitterit se Spalletti nuk do ta mbajë pozitën e trajnerit deri në fund të kontratës dhe rrugët e tyre tashmë janë ndarë.

“FC Internazionale Milani bën të ditur se Luciano Spalletti nuk e mban më rolin e trajnerit të ekipit të parë. Klubi e falënderon trajnerin për punën që e ka bërë dhe për rrugën e bërë së bashku”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Interi.

Gjatë 720 ditëve të kaluara si trajner i Interit, Spalleti i zhvilloi gjithsej 90 ndeshje, prej të cilave 46 i fitoi, 24 i barazoi dhe 20 i humbi.

Përkundër që ai e siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve për të dytin sezon radhazi, mediat italiane kishin parashikuar se ai do të shkarkohet së shpejti dhe në vend të tij pritet të vijë Antonio Conte.

Related posts

“ÇMENDET LEONARDO”/ Drejtori sportiv i MILANIT ofron një mega ofertë për yllin e PSG

Isa.Autor

DHA ASIST DHE SHËNOI GOL/ Arbnor Muja në formacionin e javës në Belgjikë

F.autor

Danimarka 18 ndeshje pa humbur, trajneri Dalic ka recetën për t’i mundur

Sadik.Autor

Leave a Comment