Futboll Ligue 1

PSG zgjedh trajnerin e ri, nuk është Conte por një gjerman

Thomas Tuchel do të jetë trajneri i ri i Paris Saint-Germain, nga sezoni i ardhshëm me Unai Emery që do të largohet, pasi nuk arriti të ketë sukses në kompeticionet evropiane.

Trajneri gjerman ka qëndruar për një vit pushim, pas shkarkimit nga Borussia Dortmund majin e kaluar, por do të kthehet në aksion dhe do të përpiqet të sjellë trofeun e Champions League në kryeqytetin francez. “ESPN” pretendon, se Tuchel ishte në krye të listës së presidencës së PSG, me Antonio Conte, Massimiliano Allegri, Carlo Ancelotti dhe Luis Enrique pas tij.

Në të njëjtën kohë, drejtori sportiv Antero Henrique preferonte trajnerin e Shakhtar Donetsk, Paulo Fonseca ose Leonardo Jardim të Monaco para emrit të Tamim bin Hamad Al Thani, i cili është pronari i plotë i klubit, që zgjodhi Tuchel. “ESPN” pohon se reputacioni i Tuchel si një mjeshtër i taktikës dhe stilit intensiv të lojës i aplikuar tek Borussia Dortmund ishin faktorë fitues, por të gjitha këto aftësi do të bien poshtë, nëse ai nuk mund të bëjë atë që paraardhësit e tij kanë dështuar: të fitojë Ligën e Kampionëve.

Laurent Blanc dhe Emery ishin të dy të suksesshëm, por vetëm në vend. Ish-trajneri ka fituar kampionate në tre sezonet e tij dhe Emery duket se ka gjasa të arrijë suksesin në këtë fushatë aktuale. Megjithatë, ai që ka më shumë rëndësi për pronarët e Katarit është triumfi në Evropë dhe Emery dështoi që në fazën e 1/16.

Tuchel ka qenë i lidhur me një numër klubesh, që kur ka lënë Dortmund-in dhe muajin e kaluar është raportuar, se ka refuzuar mundësinë për të drejtuar Bayern Munich nga sezoni i ardhshëm.

Raportet në Gjermani pretenduan, se Tuchel kishte vendosur të merrte një ekip me emër në Evropë, diçka që duket të jetë e vërtetë pas lajmit të fundit nga “ESPN”. Ai kishte qenë gjithashtu i lidhur me Arsenalin dhe Chelsea-n me Arsene Wenger që thuhet, se po largohet nga Emirates këtë verë dhe Antonio Conte pothuajse të larguar nga “Stamford Bridge”

Related posts

Dajës i vjen keq për humbjen: Por fati nuk ishte me ne

Sadik.Autor

LËSHOI NJË “PREDHË” NGA 30 METRA/ Njihuni me golin më të bukur të javës në Superiore (VIDEO)

Delo.autor

KTHEHET NGA DËMTIMI/ Valon Berisha kryen vizitat mjekësore te Lazio

Delo.autor

Leave a Comment