Futboll Sport

FESTA “E ÇMENDUR” NË AVION/ Ekipi fiton kampionatin në 10 kilometra lartësi (VIDEO)

Zeniti ka fituar titullin kampion në Rusi. Skuadra kryesuese e kampionatit rus koleksionoi trofeun e 5 në histori, ndërsa ky sukses rikthehet pas 12 vitesh mungesë. Gara për fitimin e trofeut ishte me kampionët e vjetshëm të Lokomotivës së Moskës.

Lajmi për fitimin e titullit erdhi në mënyrë mjaft të veçantë, pasi skuadra po udhëtonte me avion në 10 kilometra lartësi kur u përcoll lajmi se kundërshtarët e tyre kishin humbur në transfertë me rezultatin 2-0 ndaj Arsenal Tula.

Festa në avionin e Zenitit ishte e çmendur me futbollistët që nisën menjëherë nga këngët. Skuadra e Zenitit po kthehej nga Çeçenia, aty ku u ndalën në një barazim 0-0 nga Akhmat Grazny i “3 musketierëve shqiptarë” që e nisën takimin nga stoli. Roshi u hodh në fushë në minutën e 62′, Balaj në të 80′, ndërsa nuk pati asnjë minutë për Berishën.

Related posts

“JUVENTIN BASTARD, I ULE MBATHJET EDHE TI”/ Stadiumi “San Paolo” i tejmbushur me banderola anti-Sarri (FOTO)

Delo.autor

ZBULOHET “CICËRIMA” E VJETËR/ Komenti për Ronaldon ka përçarë Barcelonën

Delo.autor

HISTORIA KUNDËR LIVERPOOL/ Atalanta ka fituar më përpara në “Anfield”

F.autor

Leave a Comment