Futboll

De Biazi gromësin në transmetim live, tifozët italianë e tallin keq

Ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi u bë protagonist në rrjetet sociale me veprimin e tij në pushimin e ndeshjes miqësore Angli-Itali. 61-vjeçari ishte komentator në sfidën e djeshme së bashku me Alberto Rimedion në televizionin italian RAI.

Në momentin që kolegu i tij njoftoi për kalimin në spotet publiçitare, De Biasit i shpëtoi një gromësimë që nuk kaloi pa u vënë re. Menjëhërë ky moment u shpërndah në rrjetet sociale, ku nuk munguan komentet e shumta.

“Në fund vjen gjëja më e bukur e pjesës së parë, gromësija e De Biazit”, shkruan në mënyrë ironike një komentues. “Gromësima e De Biazit justifikohet sepse ka ngrënë qepë dhe ka pirë birrë Peroni familjare”, shkruan një tjetër.

Related posts

SULMUESI BIND TRAJNERIN SHEHI/ Kamerunasi drejt firmës, priten edhe 2 mesfushorë

Isa.Autor

HUMBJA ME “MANITA” NDAJ INTER? Trajneri i Shakhtar Donetsk: Këtë herë e kalojmë malin

Delo.autor

PSG-BAYERN MUNICH/ Boks në stërvitje, ja plani i trajnerit Flick kundër “francezëve”…

Delo.autor

Leave a Comment