Futboll Premier League Sport

FESTA E KAMPIONËVE TË ANGLISË/ Shikoni si rrugët e Mançesterit marrin ngjyrën blu (FOTO+VIDEO)

Mançester Siti ishte autor i një sezoni në limitet e perfeksionit. ‘Qytetarëve’ të trajnerit Pep Guardiola iu mungoi vetëm suksesi në Ligën e Kampionëve teksa u ndalën në çerekfinale.

Megjithatë, Siti zhvilloi një kampionat të shkëlqyer në Angli teksa arriti të triumfonte në 3 trofetë kombëtarë, një arritje e cila nuk ishte parë asnjëherë më parë nga asnjë klub anglez. Sigurisht, titulli më shumë i festuar ishte ai Premier League, në të cilën ia dolën të mposhtnin konkurrencën e ashpër të Liverpulit, e cila zgjati deri në javën e fundit të kampionatit.

Dhe në këtë formë, arsyet për të festuar ishin të mëdha me klubin e Sitit që kishte zgjedhur të parakalonte në rrugët e qytetit për të reklamuar tre trofetë e fituar. Një festë e madhe me fansat e skuadrës, të cilët i mbushën rrugët e Mançesterit me ngjyrën blu.

Related posts

GOLAT E UZUNIT NUK MJAFTOJNË/ Granada shkarkon trajnerin që e riktheu në La Liga

F.autor

HISTORIA E RRALLË/ Shkoi me qese dhe u largua me taksi, talenti i Barcelonës që shënoi në Champions bën xhiron e internetit

Delo.autor

Në Korçë heshtin/ Çfarë po përgatit Ardjan Takaj për Skënderbeun…

Sadik.Autor

Leave a Comment