Futboll Premier League Sport

PËRGATIT GODITJEN E PARË NË VERË/ Manchester United gati të paguajë klauzolën për super talentin…

Mançester Junajtid ka nisur nga puna për sezonin e ardhshëm dhe si objektiv ka formatimin e skuadrës fillimisht dhe të krijojë një skuadër e cila mund të jetë e denjë për të rivalizuar për titullin kampion. Nga “Djajtë e kuq” pritet të ketë shumë largime ndërkohë që do të ketë edhe afrime të tjera.

“Record” raporton se Junajtid është gati të bëjë goditjen e parë të madhe duke nënshkruar me yllin e Benfikës, Zhoao Feliks. Sulmuesi i Benfikës po kalon një moment fantastik duke shënuar gola të shumtë dhe njëkohësisht duke dhënë edhe asiste për shokët e skuadrës.

Klauzola e tij arrin në 105 milionë paund dhe duket se këtë shifër, Junajtid ka vendosur ta paguajë duke përfituar në një farë mënyre për shkak se mund të rritet klauzola e tij nëse ky i fundit rinovon ose në rastin më të keq, mund të nënshkruajë me ekip tjetër. Aktualisht, Juventusi, Bajerni e Siti janë të interesuar seriozisht për shërbimet e tij.

Related posts

E detyroi të nxirrte topin 4 herë nga rrjeta, Salah i kërkon ndjesë portierit kundërshtar

Q.Autor

EFEKTI I EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Nuk do ta besoni sa është rritur vlera e Juventusit vetëm sot

Delo.autor

Kampionat i fortë/ Formacioni më i mirë në Serie A para startit të sezonit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment