Futboll Sport

FESTOI DITËLINDJEN DY DITË MË PARË/ Ter Shtegen: Fitorja ndaj Liverpulit ishte dhurata më e mirë për mua

Dy ditë më parë festoi ditëlindjen e 27-të, por dhurata i erdhi pak më vonë. Kjo gjë nuk ka fare rëndësi, sepse Mark Andre Ter Shtegen e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme. 0 gola të pësuar dhe fitore ndaj Liverpulit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Më mirë se kaq nuk mund të shkonte.

Pa dyshim, duke dhënë edhe ai kontribut të jashtëzakonshëm me pritjet spektakolare. Nëse Mesi shkëlqen në sulm, Ter Shtegen po shkëlqen në portë. “Kjo fitore ishte dhurata më e mirë për mua, edhe pse një ditë me vonesë”, tha portieri gjerman duke qeshur. Ai e shijoi ndeshjen kundër Liverpulit, por thotë se skuadra nuk duhet të mendojë aspak për finalen. “Më pëlqeu shumë kjo ndeshje dhe mendoj se publiku u argëtua. Nuk duhet të mendojmë aspak për finalen, pasi javën e ardhshme kemi një ndeshje të ashpër dhe të fortë në Liverpul.

Do të jetë po aq e vështirë sa sot (dje). Liverpuli tregoi guxim dhe mori iniciativën në stadiumin tonë, por nuk arriti të shënonte. Ne do të shkojmë aty për të treguar veten dhe për të imponuar lojën tonë”, tha gardiani i katalanasve. Ai është portieri që ka pësuar më pak gola në këtë Champions dhe i tregon rrugën skuadrës së tij për të arritur finalen. “Me këtë rezultat që kemi, jemi më të qetë dhe duhet të besojmë.

Kjo skuadër duhet të shkojë në Liverpul dhe të tregojë versionin më të mirë të saj. Jemi të bindur se mund t’ia dalim. Do të punojmë për të korrigjuar këto probleme të vogla që kemi pasur. Mesi? Është fantastik. Nuk ka fjalë për ta përshkruar një lojtar të tillë”, përfundoi portieri Ter Shtegen.

Related posts

GJEN HAPSIRË NË EKIPIN KRYESOR TË REAL/ Talenti Vinisius JR i preferuari i Solarit

Isa.Autor

EMIRËT “BASTISIN” REALIN/ Benzema-Modric bëjnë gati “valixhet”. Kroos negocion rinovimin

F.autor

ANASHKALON AFRIMIN E LIVERPOOL/ Trajneri Guardiola: Nuk e doja mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment