Futboll Sport

FESTOI GOLIN E RIVALËVE HISTORIK/ Trajneri i Portos konfliktohet me tifozët e tij

Një situatë aspak normale është regjistruar në futbollin portugez. Protagonist ka qënë trajneri i kampionëve në fuqi të vendit, Portos, Sergio Conceicao dhe shkak është bërë i biri. Ky i fundit luan me të rinjtë e Benfikas, rivalin kryesor të Portos, skuadra që drejton Conceicao.

44 vjeçari ndodhej në tribuna, kur i biri realizoi në fitoren 2-1 që Benfika mori ndaj Portos. Në atë moment, Conceicao nisi të festonte për tu përplasur më pas me tifozët e Portos. Ata shpërthyen në sharje ndaj tij dhe për të ndalur konfliktimin fizik u kërkua ndërhyrja e forcave të rendit.

Kjo ngjarje pritet të sjell pasoja për 44 vjeçarin, i cili mund të humbas vendin në krye të skuadrës së Portos. Kërkesat dhe revolta e tifozëve mund të detyrojë drejtuesit që të shkarkojnë ish-trajnerin e Nantes nga detyra e tij.

Kujtojmë që Porto është në garë për titullin kampion në Premier League portugeze, ku një javë përpara fundit mban vendin e dytë me 2 pikë më pak se Benfika.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Gazeta prestigjoze zbulon klubin e ri të Coutinhos

Delo.autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Tirana emëron si trajner të U-21 një ish-futbollist, ja emri…

Delo.autor

Neymar: Në Botërorin e 2014-ës për pak mbeta i paralizuar

Q.Autor

Leave a Comment