Futboll Premier League Sport

U MBYLL KAMPIONATI I PREMIER/ Njihuni me formacionin më të mirë të sezonit me talente, mes tyre një shqiptar

Premier League është mbyllur në mënyrën më fantastike të mundshme me Manchester Cityn dhe Liverpoolin që “luftuan” deri javën e fundit për titullin kampion.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola janë bërë klubi i parë në këtë dekadë që arrin të mbrojë titullin e fituar një sezon më parë.

Së fundmi “Goal” ka publikuar formacionin më të mir të sezonit në Premier League me lojtarët e rinj nën moshën 21-vjeçare.

Ajo që bie në sy mes shumë talentesh është edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi.

“Ka qenë një sezon i mirë për Arijanet Muriqin. Në moshën 20-vjeçare, zgjodhi të luajë dhe më pas debutoi për Kosovën dhe fitoi Premier Ligën me Manchester Cityn. Portieri i ri u zgjodh nga Pep Guardiola si zgjedhja e parë për Kupën EFL. Muriqi luajti 5 nga 6 ndeshjet e Cityt për të fituar titullin, duke mbajtur katër herë portën e paprekur, duke pësuar një gol, e duke pritur dy penalti në fitoren në çerekfinale ndaj Leicesterit”, ka shkruar “Goal” për Muriqin.

Formacioni i sezonit në Premier League për futbollistët nën moshën 21-vjeçare:

Muriqi; Alexander-Arnold, Foyth, Gomez, Sessegnon; Rice, Guendouzi, Brooks; Richarlison, Rashford, McNeil.

Related posts

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Leonardo “peshkon” sërish në Brazil, kërkohet një tjetër “Paqueta”

Delo.autor

PLAS TEK PORTUGALIA/ RONALDO mendon vetëm për JUVEN, refuzon grumbullimin me…

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan punon për sezonin e ardhshëm, 5 goditje për Rangnick

Delo.autor

Leave a Comment