Europa League Futboll Sport

FINALJA EUROPA LEAGUE ME CHELSEAN/ Xhaka beson: Ta fitojmë trofeun për Mkhitaryan, zhgënjyese që…

Mesfushori i Arsenalit, ka thënë se mungesa e Henrikh Mkhitaryanit në finale të Ligës së Evropës është zhgënjyese, por ka shtuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të tentojnë ta fitojnë titullin për armenin.

Henrikh Mkhitaryan nuk ka udhëtuar me skuadrën e tij në Baku të Azerbajxhanit për finalen e Ligës së Evropës, ku Arsenali do të përballet sonte me Chelsean, për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij.

Mkhitaryan do të ishte i rrezikuar për shkak të kombësisë së tij armene.

Dy vendet, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë qenë në luftë për malet Nagorno-Karabakh që nga viti 1988, mirëpo ato janë në armëpushim që nga viti 1994.

Disa orë para finales, mesfushori Granit Xhaka ka bërë të ditur se ata janë të zhgënjyer nga mungesa e Mkhitaryanit, por duan ta fitojnë titullin për armenin.

“Natyrisht që jemi të zhgënjyer që ai nuk është këtu. Ai është shumë i rëndësishëm për ne, brenda dhe jashtë fushës. Ne duam t’ia dhurojmë atij një trofe”, ka thënë Xhaka para finales që zhvillohet sonte.

Related posts

“DUA TË JEM NË KATAR”/ Eriksen do Botërorin, një kandidat surprizë hyn në garë për mesfushorin

Delo.autor

FITORJA NDAJ SERBISË/ Rey Manaj ngriti peshë zemrat e shqiptarëve me golin historik, në Mitrovicë e falënderojnë me një murale

F.autor

PAMJE TË RËNDA/ Drama e Welbeck, dëmtim HORROR dhe mungesë e gjatë (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment