Futboll Seria A Sport

FLET PËR SEZONIN E SKUADRËS “ZIKALTËR”/ Matteo Politano: Loja e ekipit? Ndonjëherë kemi humbur hapin e fundit për…

Matteo Politano është një nga lojtarët më stabël të Interit të këtij sezoni dhe paraqitet jo keq me fanellën zikaltër.

Në një intervistë për “SportMediaset”, lojtari i Interit, ka folur për sezonin e skuadrës së tij dhe disa tema pikante në shtëpinë e zikaltërve.

Loja e ekipit? “Ndonjëherë kemi humbur hapin e fundit për të shënuar, por kemi shprehur një lojë të mirë. Jam i sigurt që në tre ndeshjet e fundit do të kthehemi dhe do të shënojmë më shumë gola”.

Ikardi apo Lautaro? “Ata janë të dy sulmues shumë të fortë, kështu që për ne loja është e njëjtë. Ata kanë hyrë në një momnet ku forma ka shumë rëndësi, prandaj janë të drejta zgjedhjet që bën Spaleti”.

Niveli personal? “Unë jam i kënaqur, por nëse do të kisha bërë disa gola më shumë do të ishte më mirë. Do të përpiqem këto ndeshjet e fundit. Kur je në një ekip si Interi është normale të përpiqesh të fitosh diçcka, edhe pse nuk është e thjeshtë, ne do ta provojmë vitin tjetër”.

Konte apo Spaleti? “Konte është një trajneri i madh edhe pse nuk e kam njohur, numrat flasin vet. Unë mendoj se Spaleti ka një kontratë dhe do të qëndrojë edhe vitin tjetër”.

Related posts

Valverde tregon pse Coutinho ishte në bankën rezervë ndaj Eibar

Q.Autor

START I MREKULLUESHËM/ Ibrahimovic i dhuron fitoren “Kuqezinjve”, Bologna nuk reziston (VIDEO)

Delo.autor

“ISHTE NJË SKANDAL”/ Haaland shpërthen pas humbjes me Bayern: Ja çfarë më tha arbitri (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment