Futboll Shqipëri Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Dy vëllezër në një skuadër, ish-mesfushori i Skënderbeut firmos me klubin kroat

Suad Sahiti është zyrtarisht lojtar i Sibenikut. Mesfushori i avancuar kosovar i bashkohet klubit të vëllait të tij Emir Sahiti.

Ish-lojtari i Skënderbeut iu bashkua klubit kroat Sibenikut pas aventurës që pati me klubin boshnjak Zrisnjski Mostar. Lajmin e transferimit të talentit kosovar e ka publikuar vetë klubi kroat me anë të një postimi në profilin e saj në “Facebook”.

Më parë mesfushori 26-vjeçar është aktivizuar me fanellat e Hajvalisë, Skënderbeut, Rabotniçkit, AEL Larisa, Septemvri Sofia, Uisla Plok, Zrinjski Mostar dhe së fundmi me Sibenikun ku do të aktivizohet në vazhdim.

Related posts

“HAJDE MA THUAJ NË SY”/ Gattuso kapet me Inzaghin. Tare merr me të mira trajnerin e Napolit (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Kukësi prezanton blerjen e re, “verilindorët” firmosin me ish-futbollistin e Partizanit…

Delo.autor

E PAPRITUR/ Samuel ETO’O largohet nga Turqia, ja ku do ta vazhdojë karrierën

Isa.Autor

Leave a Comment