Futboll Premier League Sport

FRIKËSOHET NGA KLOPP/ Guardiola: Do na “masakrojnë” po nuk fituam

Pep Guardiola mendon se do të “masakrohen” nëse Manchester City dështon në javën e fundit të fitojë titullin e Premierligës.

Manchester City është afër titullit të dytë radhazi në Premierligë.

Skuadra e Guardiolës ka vetëm një pikë më shumë se Liverpooli dhe për t’u shpallur kampion, i duhet patjetër fitorja të dielën kundër Brightonit.

“E di se si është jeta dhe se si do të gjykohemi nëse do të humbasin titullin e Premierligës. Do të na copëtojnë dhe paragjykojnë. Ashtu sikurse ndodhi këtë javë në Champions League me humbësit”, u shpreh trajneri Pep Guardiola.

“Nuk kemi alternativë tjetër veçse fitoren, për të evituar këtë masakrim dhe për të fituar titullin. Do të shkojmë në Brighton për të fituar, duke menduar vetëm për veten tonë, ndeshjen tonë, pa menduar për asnjë situatë tjetër apo ndeshje tjetër. Kjo është situata dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të arritur objektivin. Ose do të fitojmë ne dhe do të ngremë lart titullin, ose do të përgëzojmë Liverpoolin. Nuk më besohet që jemi në krye të renditjes, sidomos kur kujton se në një moment të kampionatit ishim 7 pikë pas Liverpool”, shtoi spanjolli teksa analizonte sezonin.

“Ky nuk është momenti për të thënë nëse kemi bërë një sezon të mirë apo jo. Kemi mundësinë për të qenë sërish kampionë nëse fitojmë ndeshjen tonë dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë”, deklaroi Guardiola.

Related posts

MILAN-CAGLIARI/ “Kuqezinjtë” synojnë fitoren për të siguruar një vend në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E FRIKSHME/ Tifozët e Tiranës pushtojnë fushën dhe KACAFYTEN ME LOJTARËT (VIDEO)

Isa.Autor

SARI KRITIKON SKUADRËN/ Pres më shumë në fazën mbrojtëse

Isa.Autor

Leave a Comment